Sport

E FUNDIT/ Pas Balajt, dhe Roshi tërhiqet nga Kombëtarja, lamtumira në Shqipëri-Çeki!...

Një vendim i Odise Roshit që vjen menjëherë pas atij të Bekim Balajt, që veç se shokë skuadre, të dy janë edhe miq shumë të ngushtë jashtë futbollit.

14 Nëntor 2024, 11:34 Nga DOSJA

E FUNDIT/ Pas Balajt, dhe Roshi tërhiqet nga Kombëtarja, lamtumira

TIRANE - Pas Bekim Balajt, mësohet se edhe Odise Roshi ka vendosur t’i japë lamtumirën Kombëtares. 33-vjeçari fierak, i cili aktualisht luan me Erzurumsporin në kategorinë e dytë turke, ka zhvilluar gjithsej 70 ndeshje me Kombëtaren dhe ka shënuar 5 gola.

Ai debutoi më 7 tetor të vitit 2011-të, ndërkohë që ndeshja e tij e fundit ku ai është aktivizuar ka qenë miqësorja me Italinë, në stadiumin “Air Albania” e fundit edhe e ekipit tone, nën drejtimin e trajnerit italian Edi Reja.

Me brazilianin Sylvinho mesfushori kuqezi është grumbulluar vetëm një herë, në ndeshjen e fundit ndaj Polonisë në eliminatoret e Kampionatit Europian, ku kuqezinjtë fituan me shifrat 2-0, por që nuk pati asnjë minut në atë takim. Një vendim i tij që vjen menjëherë pas atij të Bekim Balajt, që veç se shokë skuadre, të dy janë edhe miq shumë të ngushtë jashtë futbollit.

E FUNDIT/ Pas Balajt, dhe Roshi tërhiqet nga Kombëtarja, lamtumira

Një ditë më parë Bekim Balaj vendosi të tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare. Sulmuesi kuqezi, i cili aktivizohet në kampionatin “Abissnet Superiore” me Vllazninë, i ka komunikuar vendimin e tij trajnerit Sylvinho, stafit teknik dhe Federatës së Futbollit.

Gjatë karrierës së tij me Kombëtaren kuqezi, Bekim Balaj, u aktivizua në 48 ndeshje, duke shënuar 9 gola. I pari është edhe më i veçanti, pasi realizimi ndaj Porugalisë dhe fitorja historike e Shqipërisë me golin e Bekim Balajt në “Estádio Municipal de Aveiro”...

Ai bëri krenarë të gjithë shqiptarët kudo në botë, duke i hapur rrugën kualifikimit të parë historik të Kombëtares në Europianin “Francë 2016”. Gjithashtu, Balaj ishte pjesë e Kombëtares në atë Europian, ku u aktivizua në fitoren ndaj Rumanisë me rezultatin 1-0.

Për të dy këta lojtarë do të ketë një ceremoni përmbyllëse të karrierës në ndeshjen e rradhës, më 16 nëntor në stadiumin “Air Albania”, ku Shqipëria do të luajë përballë Republikës Çeke, ndeshja e parafundit e grupit në kuadër të Nations League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll