Sport

"Nico Williams mori vendimin e tij, jeta vazhdon"

“Në momentin që lojtari tregon se nuk ka interes të vijë, nuk flitet më për të”, sqaron drejtori sportiv i Barçës.

14 Nëntor 2024, 11:00 Nga DOSJA

"Nico Williams mori vendimin e tij, jeta vazhdon"

SPANJE - Në intervistën e dhënë për Mundo Deportivo, Deco trajton edhe atë që ndodhi në verë me Nico Williams, i cili ishte në axhendën e Barçës për të përforcuar sulmin.

Megjithatë, anësori i Athletic vendosi të mos e ekzekutojë klauzolën e përfundimit të kontratës së tij për të vazhduar në San Mamés.

Drejtori sportiv i Barçës nuk ka asnjë shqetësim të konfirmojë, se interesi për të ka ekzistuar, pa hyrë në detajet e bisedave të tij me agjentin e futbollistit, por ai e kthen faqen. 

Deco është i qartë, kur i përgjigjet pyetjes nëse në sulm ata janë tashmë të kënaqur me atë që kanë: "Nico është një lojtar që me të vërtetë, kemi qenë të interesuar.

Ne u përpoqëm në verë, por lojtari mori një vendim dhe jeta vazhdon. Donim një lojtar më shumë përpara për të konkurruar sepse ne donim konkurrencë të nivelit të lartë, por në momentin që lojtari tregon se nuk ka interes të vijë, ne nuk flasim më për atë."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll