Sport

Presidenti i Federatës së Afrikës së Jugut, Danny Jordaan, arrestohet për mashtrim

Ish-presidenti i komitetit organizativ për Kupën e Botës 2010, aktualisht president i Federatës së Afrikës së Jugut, Danny Jordaan, është arrestuar këtë të mërkurë. Ai po ndiqet penalisht pas akuzave për mashtrim.

14 Nëntor 2024, 10:00 Nga DOSJA

Presidenti i Federatës së Afrikës së Jugut, Danny Jordaan,

AFRIKA E JUGUT - Ish-presidenti i komitetit organizativ për Kupën e Botës 2010, aktualisht president i Federatës së Afrikës së Jugut (Safa) Danny Jordaan u arrestua këtë të mërkurë për "akuza për mashtrim dhe vjedhje në shumën 1.3 milion randë (68.000 euro) ",- sipas një njoftimi për shtypin nga policia lokale.

I zgjedhur për herë të tretë si president i Safa-s në vitin 2013, Jordaaan (73) akuzohet se ka punësuar një kompani private sigurie për mbrojtjen e tij dhe një kompani të marrëdhënieve me publikun pa autorizimin e bordit të drejtorëve të Federatës.

Ai thuhet se e punësoi këtë të fundit pas akuzave në vitin 2017 për sulm seksual nga një këngëtare afrikano-jugore, gjithashtu ish-deputete. Ai i mohoi këto akuza të cilat datojnë 25 vjet më parë.

Të arrestuar gjithashtu të mërkurën, janë edhe drejtori financiar i Safa-s, Gronie Hluyo, dhe biznesmeni Trevor Neethling, drejtor i kompanisë së komunikimit në fjalë, që gjithashtu i mohuan akuzat. Të tre u liruan me kusht nga gjykata.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll