Sport

Katër femra e akuzojnë për përdhunim, merret sërish në pyetje lojtari i Premier League

Krimet e supozuara dyshohet se janë kryer midis 2021 dhe 2023, duke mos e penguar lojtarin të vazhdojë karrierën me klubin e tij.

14 Nëntor 2024, 08:30 Nga DOSJA

Katër femra e akuzojnë për përdhunim, merret sërish

ANGLI - Premier League është sërish në shok. Sipas informacioneve të raportuara nga BBC, një futbollist i ligës angleze është marrë disa herë në pyetje nga policia, me akuzën e përdhunimit dhe sulmit seksual.

Hetimi nisi pas ankesave të katër femrave, të cilat e akuzuan lojtarin, identiteti i të cilit nuk u zbulua, për përdhunim, dhunë seksuale dhe detyrim. Krimet e supozuara dyshohet se janë kryer midis 2021 dhe 2023, duke mos e penguar lojtarin të vazhdojë karrierën me klubin e tij.

E dëgjuar tashmë më 7 nëntor, për një akuzë të re për përdhunim, një nga akuzueset  shpjegoi se për këtë arsye ajo ka tentuar të vetëvritet. “Nuk doja të jetoja në një botë, ku më kujtohej vazhdimisht se akuzat për përdhunim mund të injorohen kur përballesh me një futbollist.”

Lojtari thuhet se shkoi tashmë në një stacion policie më 7 nëntor për t'u marrë në pyetje dhe iu përgjigj pyetjeve për herë të parë në lidhje me një akuzë për përdhunim të bërë vitin e kaluar nga një grua e katërt.

Ai ishte arrestuar tashmë në korrik 2022 me dyshimin për përdhunim, përpara se të thirrej pak kohë më vonë, pas një ankese të paraqitur nga një grua e dytë. Futbollisti më në fund u mor në pyetje nga policia në shkurt 2023 mbi akuzat e një gruaje të tretë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll