Sport

Ankth dhe frikë në futbollin belg!... Mbrojtësi humb ndjenjat në fushë, do t'i vendoset një defibrilator në zemër

Mbrojtësi 24-vjeçar i Gentit, pasi ka kryer të gjitha analizat, do t’i duhet të vendosë një defibrilator për të vazhduar karrierën, e cila fatmirësisht nuk është në rrezik.

14 Nëntor 2024, 07:30 Nga DOSJA

Ankth dhe frikë në futbollin belg!... Mbrojtësi humb ndjenjat

BELGJIKE - Noah Fadiga i mbajti të gjithë në pezull të dielën e kaluar. Gjatë ndeshjes mes Gentit dhe Standard Liège, mbrojtësi 24-vjeçar u rrëzua në fushë në minutën e 37-të, duke humbur ndjenjat.

Ish-lojtari i Brestit ka kryer të gjitha analizat e nevojshme dhe do t’i duhet të vendosë defibrilator për të vazhduar një karrierë, e cila fatmirësisht nuk është në rrezik.

"Hetimet zbuluan se Noah kishte një problem në zemër si rezultat i miokarditit, një inflamacion pas një infeksioni viral," tha Gent në një deklaratë për shtyp sot.

“Miokarditi mund të shkaktojë një çrregullim të ritmit të zemrës, gjë që i ndodhi Noahut të dielën e kaluar.”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll