Politike

"Mazhoranca ka patur qëllim intimidimin e denoncuesve!" Mziu për Komisionin e Shëndetësisë: Si ta mbyllnin kur nuk kanë ardhur përfituesit, 3 italianët që nuk zbatojnë ligjet shqiptare

Mziu tha se po përgatitet terreni që kjo aferë të riciklohet për 10 vite. 

14 Nëntor 2024, 11:04 Nga M.B
"Mazhoranca ka patur qëllim intimidimin e denoncuesve!" Mziu
Xhelal Mziu

TIRANA- Deputeti demokrat Xhelal Mziu tha sot në Kuvend se mazhoranca në Komisionin hetimor të Shëndetësisë ka patur qëllim intimidimin e denoncuesve dhe eksponentëve të PD-së. Mziu tha se po përgatitet terreni që kjo aferë të riciklohet për 10 vite. Ai shtoi se Komisioni nuk mund të mbyllet kur nuk kanë ardhur përfituesit, 3 italianët që nuk zbatojnë ligjet shqiptare. 

"U bojkotua komisioni. Mazhoranca deri mbrëmë në 3 të natës ka patur qëllim intimidimin e denoncuesve dhe eksponentëve të PD dhe së dyti kanë patur propagandës që koncesionet janë histori suksesi. Këtë të dytën sepse koncesionet korruptive të shëndetësisë, mbaruan afatin ligjor në 20205. Po përgatitet terreni që kjo aferë të riciklohet për 10 vite. Si mund të mbarosh brenda 6 muajsh kur 24 deputetë të PD u përjashtuan.

Si ta mbyllnin kur nuk kanë ardhur përfituesit, 3 italianët që nuk zbatojnë ligjet shqiptare. Administratorët shkojnë marrin raport. Nuk ka ardhur për dëshmi Vilma Nushi, nuk ka ardhur për të dëshmuar përfituesi kryesor kryeministri i Shqipërisë. Nuk flet Ilir Beqaj që erdhi me power point. Qëllimi kryesor ka qenë hetimi i çështjes dhe përgatitja e raportit final. Kërkoj  të miratohet zgjatja e afatit deri në marrjen e dëshmitarit", tha Mziu.

kuvend

Sondazh

Poll

Politike 14 Nëntor 2024, 10:07 I.A

Nis seanca plenare në Kuvend

Kuvendi Seanca plenare ditën e sotme ka nisur në Kuvend. Nisja e seancës plenare ka qenë e qetë, ndërkohë që depute...