Politike

Noka përplaset me Spiropalin për Beqajn: Vjen një hajdut 2 metra. Kryeparlamentarja: Mos fyeni

Ndërkohë që Spiropali i ka kërkuar që të mos fyej Beqajn. 

14 Nëntor 2024, 10:20 Nga I.A
Noka përplaset me Spiropalin për Beqajn: Vjen një hajdut 2 metra.
Flamur Noka

TIRANË- Kuvendi ka nisur me përplasje ditën e sotme për komisionin e Sterilizimit dhe Check Up-it dhe mungesën e dëshmisë së ish-Ministrit Ilir Beqaj. Deputeti demokrat Flamur Noka ka deklaruar se Beqaj ka tentuar që të intimidojë deputetët e Opozitës. Ndërkohë që Spiropali i ka kërkuar që të mos fyej Beqajn. 

Pjesë nga debati:

Flamur Noka: Keni filluar një seancë me 52 deputetë, nuk fillon seanca pa kuorum, një shkelje e rregullores. Vjen një hajdut 2 metra

Spiropali: Ju lutem mos fyeni. Nuk lejohet me rregullore

Noka: Vjen një akt i turpshëm, i inkurajuar nga dhuna që ju ushtroni ndaj opozitës, vjen një hajdut 2 metra i gjatë guxon të agresojë deputetët e Kuvendit. Guxon një hajdut në vend që të japë llogari, të kërcënojë.

Spiropali: Ç'do njeri ka të drejtën e dinjitetit që nuk ka të drejtë t'ja nëpërkëmbë askush.

Noka: Një hajdut 2 metra i gjatë ka vetëm dinjitetin e hajdutit. Ajo sjellje tregon qasjen tuaj për të mbrojtur hajdutin. Paniku se po iu del e vërteta e hajdutërisë bën që të shkelë çdo normë. Komandati i Gardës duhet të mbajë përgjegjësi se mbrëmë e kanë lënë Beqajn pa asnjë gardistë. Guxoi intimidoi deputetët.

seance plenare 14 nentor 2024

Sondazh

Poll

Politike 14 Nëntor 2024, 10:07 I.A

Nis seanca plenare në Kuvend

Kuvendi Seanca plenare ditën e sotme ka nisur në Kuvend. Nisja e seancës plenare ka qenë e qetë, ndërkohë që depute...