Politike

"Ne nuk na kërcënon dot Edi Rama dhe jo Ilir Beqja!" Zhupa: Kam telefonuar komandantin e gardës për të sjellë një gardist atje

Zhupa tha se opozita nuk kërcënohet nga kryeministri Edi Rama dhe jo më, sipas saj, nga Ilir Beqaj. Ajo shtoi se kishte telefonuar komandantin e gardës për të sjellë një gardist atje.

14 Nëntor 2024, 10:38 Nga M.B
"Ne nuk na kërcënon dot Edi Rama dhe jo Ilir Beqja!" Zhupa:
Ina Zhupa

TIRANA- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa tha sot në Kuvend se dje në Komisionin hetimor të Shëndetësisë u kërcënuan nga ish-ministri Ilir Beqaj. Zhupa tha se opozita nuk kërcënohet nga kryeministri Edi Rama dhe jo më, sipas saj, nga Ilir Beqaj. Ajo shtoi se kishte telefonuar komandantin e gardës për të sjellë një gardist atje.

“Mbylle gojën, qepe gojën, kush je ti, ta tregoj unë ty, kërcënoi Ilir Beqja. Ne nuk na kërcënon dot Edi Rama dhe jo Ilir Beqja. Ne ishim në mëshirë të hajdutit dy metra. Unë kam telefonuar komandantin e gardës për të sjellë një gardist atje. Një kishit lënë dhe erdhi pasi ishte bërë sherri dhe pasi ishim kërcënuar”, tha Zhupa.

kuvendi

Sondazh

Poll

Politike 14 Nëntor 2024, 10:07 I.A

Nis seanca plenare në Kuvend

Kuvendi Seanca plenare ditën e sotme ka nisur në Kuvend. Nisja e seancës plenare ka qenë e qetë, ndërkohë që depute...