Politike

Nis seanca plenare në Kuvend

Ndërkohë që deputeti Flamur Noka ka akuzuar kryetaren Elisa Spiropali se ka nisur seancën pa kuorumin e duhur. 

14 Nëntor 2024, 10:07 Nga I.A
Nis seanca plenare në Kuvend
Kuvendi

Seanca plenare ditën e sotme ka nisur në Kuvend. Nisja e seancës plenare ka qenë e qetë, ndërkohë që deputeti Flamur Noka ka akuzuar kryetaren Elisa Spiropali se ka nisur seancën pa kuorumin e duhur. 

Në rendin e ditës është parashikuar edhe interpelancë me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, të kërkuar nga deputeti Agron Shehaj.

Po ashtu, do të diskutohet projektligji mbi aderimin e Shqipërisë në Protokollin Opsional të Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore, i nënshkruar në Nju Jork më 10 dhjetor 2008.

 

seance plenare 14 nentor 2024

Sondazh

Poll