Politike

Hyrja e ish-ministrit Beqaj në sallën e Komisionit/ "Shtet horrash!" Reagon Petrit Vasili: Ngjarja më e rëndë në Kuvendin e Shqipërisë

Vasili ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin e tij social "Facebook', teksa ka publikuar një video nga momenti, ku Beqaj shihet të hyjë në sallë duke dabatuar me demokratët. Ai e konisideron si ngjarjen më të rëndë në Kuvendin e Shqipërisë, që sipas Vasilit, një i arrestuar kreu veprime të paligjshme flagrante.

14 Nëntor 2024, 10:03 Nga ZH.LL
Hyrja e ish-ministrit Beqaj në sallën e Komisionit/ "Shtet
Petrit Vasili

TIRANË- Përfshirja e ish-minitrit Ilir Beqaj në debatet e tensionuara në mbledhjen e tejzgjatur të Komisionit Hetimor ditën e djeshme, ka ngjallur reagim nga edhe nga deputeti i PL-së Petrit Vasili.

Vasili ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin e tij social "Facebook', teksa ka publikuar një video nga momenti, ku Beqaj shihet të hyjë në sallë duke dabatuar me demokratët. Ai e konisideron si ngjarjen më të rëndë në Kuvendin e Shqipërisë, që sipas Vasilit, një i arrestuar kreu veprime të paligjshme flagrante, duke kërcënuar deputetët dhe kryetaren e Komisionit, Albana Vokshi.

Më tej, Vasili thekson se për këtë do të kërkohet hetim dhe dënim për të gjithë ata që lejuan të ndodhte kjo ngjarje e rëndë në Kuvend.

Reagimi i Petrit Vasilit 

"Ngjarja me e rende e Kuvendit te Shqiperise, shteti ka rene plotesisht, qeveria e rilindjes eshte thjesht dhe vetem nje tufe gansteresh.

I arrestuari Ilir Beqja se bashku me avokatin e tij hyri me dhune ne oren 1.40 te nates, ne sallen e Komisionit Hetimor dhe kercenoi rrugaçërisht Kryetaren e komisionit Albana Vokshi dhe deputetin Edmond Spaho.

Policia e shoqerimit te burgjeve e asgjesuar totalisht dhe qellimshem nuk nderhyri per te marre ne kontroll nje situate kaq te rende ku i arrestuari kryente veprime te paligjshme flagrante.

Sherbimi i Gardes ne Parlament per faqe te zeze dhe e lë qëllimisht gjithshka jashte kontrollit.

Do kerkohet hetim dhe denim shembullor i te gjithe atyre qe lejuan ngjarjen me te rende, qe ambientet e Kuvendit te Shqiperise kane pare ndonjehere. #Shtethorrash"

petrit vasili pd pl reagimi ilir beqaj hetimori

Sondazh

Poll

Politike 14 Nëntor 2024, 10:07 I.A

Nis seanca plenare në Kuvend

Kuvendi Seanca plenare ditën e sotme ka nisur në Kuvend. Nisja e seancës plenare ka qenë e qetë, ndërkohë që depute...