Politike

"Ju nuk e donit dëshminë e Beqajt"/ Ilir Metaj: Ramën e donit si trofe për t’ja treguar Makbethit pas penxheres

Gjatë seancës plenare, Metaj ka theksuar se Opozita nuk e do as dëshimë e Ramës në Komision, por thjesht do që ta mbaj atë si trofe dhe alibi.

14 Nëntor 2024, 10:51 Nga I.A

"Ju nuk e donit dëshminë e Beqajt"/ Ilir Metaj: Ramën e

TIRANË- Deputeti socialist Ilir Metaj ka akuzuar Opozitën se në Komisionin e Sterlizimit nuk e kanë dashur dëshminë e ish-Ministrit Ilir Beqaj. Gjatë seancës plenare, Metaj ka theksuar se Opozita nuk e do as dëshimë e Ramës në Komision, por thjesht do që ta mbaj atë si trofe dhe alibi.

"Ky afat erdhi drejt fundit kërkuat rishtyrje të afatit të hetimit edhe këtë jua dhamë, kërkuar që në krye të herës dëshmitarin tuaj Ilir Breqajt i cili ka informacionin  më shterues, edhe këtë jua dhamë, kur nga dita në ditë nga ajo çka morët dhe dhatë kuptuat se ishit duke u zhytur në një dëshmim spektakolar, dëshmia do të ishte shumë e rrezikshme për ju do të bëhej por jo duke përdorur të gjitha shqisat. Jam duke thënë që zoti na ka dhënë disa shqisa që të kemi një gjykim të drejtë, edhe dëshmia e Beqajt do të ishte më e vlefshme për të gjitha shqisat, poëer point duhej të shpallet non grata, gjuha shkon aty ku dhemb dhëmbi.

Keni treguar se nuk i përdorni të gjitha shqisat kur gjykoni, prandaj jeni aty ku jeni, thoni dhe bëni aq sa kuptoni. As Edi Ramën nuk e donit, kishit nevojë për një alibi, për të zvarritur punën e komisionit, e donit si një trofe për t’ja treguar Makbethit pas penxheres, i vetmi sugjerim që kam për ju është pickoni veten zotërinj, mbahuni fort nuk keni parë gjë akoma dështime spektakolare të tjera ju presin," tha Metaj.

ilir metaj seance plenare 14 nentor 2024

Sondazh

Poll

Politike 14 Nëntor 2024, 10:07 I.A

Nis seanca plenare në Kuvend

Kuvendi Seanca plenare ditën e sotme ka nisur në Kuvend. Nisja e seancës plenare ka qenë e qetë, ndërkohë që depute...