Sport

Luftëtari i famshëm irlandez, McGregor akuzohet për sulm seksual ndaj një parukjerjeje!

Prokuroria pretendon se gruaja nuk ishte e interesuar për një marrëdhënie seksuale sepse kishte menstruacione dhe se kishte frikë për jetën e saj, por luftëtari irlandez e kishte lidhur në shtrat pas një feste në hotelin ku ndanin kokainë.

14 Nëntor 2024, 00:23 Nga DOSJA
Luftëtari i famshëm irlandez, McGregor akuzohet për sulm seksual

IRLANDE - I përballur me akuzat për sulm seksual ndaj një parukiereje irlandeze, Nikita Ni Laimhin, në një çështje që daton në vitin 2018, por që u ekspozua një javë më parë, Conor McGregor u paraqit në Gjykatën e Dublinit këtë të mërkurë dhe mohoi me forcë atë që ndodhi.

Prokuroria pretendon se gruaja nuk ishte e interesuar për një marrëdhënie seksuale sepse kishte menstruacione dhe se kishte frikë për jetën e saj, por luftëtari irlandez e kishte lidhur në shtrat pas një feste në hotelin ku ndanin kokainë.

Luftëtari 36-vjeçar pranoi se kishte pasur marrëdhënie seksuale me viktimën e supozuar, por siguroi se seksi ishte konsensual dhe se nuk kishte asnjë lloj abuzimi: “Seksi ishte konsensual, i vrullshëm dhe energjik, por jo i dhunshëm. Klientja juaj ka thënë gënjeshtra”, tha ai.

Avokati kujtoi se irlandezi e shtrëngoi kyçin e dorës së Laimhin-it aq fort sa la gjurmë për disa ditë, diçka që ai gjithashtu e mohoi të kishte ndodhur.

McGregor tregoi se të dy kishin kohë që kishin shkëmbyer mesazhe dhe se ishte ajo që i dërgoi mesazhe provokuese, pasi u takuan në hotelin Beacon, ku kishin bërë seks. Vendimi i gjykimit pritet të vendoset brenda dy javësh.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll