Politike

Sot seancë plenare në Kuvend, Shehaj interpelancë me ministren e Shëndetësisë, dy projektligje dhe një projektvendim në rendin e ditës

 Në rendin e ditës është parashikuar edhe interpelancë me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, të kërkuar nga deputeti Agron Shehaj.

14 Nëntor 2024, 08:23 Nga M.B
Sot seancë plenare në Kuvend, Shehaj interpelancë me ministren e
Kuvendi

TIRANA- Në Kuvend do të zhvillohet sot seanca plenare, e cila do të nisë në orën 10:00. Në rendin e ditës është parashikuar edhe interpelancë me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, të kërkuar nga deputeti Agron Shehaj.

Po ashtu, do të diskutohet projektligji mbi aderimin e Shqipërisë në Protokollin Opsional të Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore, i nënshkruar në Nju Jork më 10 dhjetor 2008.

Një tjetër projektligj që do të diskutohet gjatë seancës plenare është edhe projektligji për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe qeverisë së Konfederatës Zvicerane, për projektin “Bashki të forta (BTF), faza 2,” i cili mbështetet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.

Gjithashtu pritet të diskutohet dhe projekvendimi “Për disa ndryshime të vendimit nr. 69/2021 “Për caktimin e anëtarësisë së komisioneve të përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar.

kuvendi

Sondazh

Poll