14 Nëntor 2024, 08:36
Nga M.B
Foto nga Komisioni
TIRANA- Ka vijuar gjatë natës mes debateve mbledhja e Komisionit hetimor të Shëndetësisë teksa ka dështuar për të dytën ditë radhazi marrja e dëshmisë së ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
Në një moment të mbledhjes teksa po fliste deputetja Ina Zhupa, në sallë hyri Beqaj i cili ishte në korridor dhe debatoi me demokratët. Zhupa dhe kryetarja e Komisionit Albana Vokshi i bën thirrje të dilte jashtë sallës.
Nga ana tjetër Beqaj iu drejtua Zhupës duke i thënë: "Kush je ti që më thua të iki". Gjithashtu ish-ministri iu drejtua dhe deputetit Edmond Spaho duke i thënë: "Ti mbylle gojën."
Kryetarja Vokshi i bëri thirrje sekretarisë që të lajmëronin policinë e burgjeve për ta kthyer Beqajn në qeli. Këtë situatë PD e ka cilësuar si skandal dhe thotë se as Policia dhe as Garda nuk veprojnë.
Deklarat e PD-së:
SKANDALI NË PARLAMENT!!!
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ambientet e Parlamentit në orët e para të mëngjesit! Ilir Beqaj, pas takimeve private me deputetët e PS, shëtit i lirë, hyn brutalisht në sallën ku po zhvillohej mbledhja e Komisionit Hetimor duke guxuar të kërcënojë deputetët e opozitës!!!
As Policia dhe as Garda nuk veprojnë! Edhe pas këtij skandali, Policia e Burgjeve, refuzoi të largonte Ilir Beqen për ta kthyer në burg, edhe pas urdhërit nga Kryetarja e Komisionit. Në pritje të urdhërit të Plarent Ndrecës i cili tentoi të rifillonte mbledhjen e Komisionit.
Praktikisht, Parlamenti ka rënë!!! Është në duart e atyre që i japin leje dhe garanci Ilir Beqes të fusë mjete të forta, hunj e drunj në Parlament, të shëtisë i lirë në çdo ambjent, e të kërcënojë deputetët e opozitës.
E gjitha, që Edi Rama dhe Vilma Nushi të mos dëshmojnë para Komisionit Hetimor!! Opozita nuk do të bëjë asnjë hap pas!! Do të bëjmë transparencë! Do të denoncojmë! As Rama e askush nuk do të gëzojë asnjë qindarkë të vjedhur nga paratë e shëndetësisë.
komisioni i shendetesise
Politike
14 Nëntor 2024, 08:14
ZH.LL
Ilir Beqaj
TIRANË- Komisioni Hetimor u mblodh të mërkurën në një mbledhje që zgjati deri në orët e para t...
Politike
14 Nëntor 2024, 08:23
M.B
Kuvendi
TIRANA- Në Kuvend do të zhvillohet sot seanca plenare, e cila do të nisë në orën 10:00. Në rendin e di...
Politike
13 Nëntor 2024, 22:26
E. D
Agron Gjekmarkaj
TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj, ka folur për fitoren e Donald Trump. Gjekmarkaj i ftu...
Politike
13 Nëntor 2024, 20:42
E. D
pamje nga takimi
KOSOVË- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka pritur ditën e sotme në takim delegacionin e Asamblesë Ra...
Politike
13 Nëntor 2024, 20:30
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalimit tij mbrëmjen e sotme u bëri thirrje studentëve...
Politike
13 Nëntor 2024, 19:47
r.ll
komisioni
TIRANË- Vijon të zhvillohet me debate mbledhja e Komisionit Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi. Shkak i debateve...
Politike
13 Nëntor 2024, 19:47
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalimit tij mbrëmjen e sotme u ndal te vlerësimi i fun...
Politike
13 Nëntor 2024, 19:38
r.ll
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalimin e tij mbrëmjen e sotme para mbështetësve të mbledhur po...
Politike
13 Nëntor 2024, 19:05
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Këshilli i Ministrave ka zhvilluar ditën e sotme mbledhjen e radhës, ku janë miratuar dy projektligje.&nbs...
Politike
13 Nëntor 2024, 18:31
N.F
Takimi
TIRANË- Fondet e Bashkimit Europian për fermerët shqiptarë do të jenë të bllokuar të paktën deri korrik...