Politike

"Në mungesë të opozitës mazhoranca tentoi të fusë fshehur dëshmitarin", Vokshi: Nuk mund të mbyllet ky komision pa dëshminë e Beqajt, Ramës dhe Vilma Nushit

Sipas saj, kyç për komisionin është dëshmia e Edi Ramës, Vilma Nushit dhe të aksionarëve dhe pronarëve që marrin para nga taksat e shqiptarëve.

13 Nëntor 2024, 18:02 Nga r.ll
"Në mungesë të opozitës mazhoranca tentoi të
albana vokshi

TIRANË- Ka nisur sërish mbledhja e Komisionit Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi. Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi tha se mazhoranca kishte tentuar të fusë fshehtas në komision dëshmitarin. 

Teksa po komentonte refuzimin e kërkesës për zgjatjen e afateve të komisionit, Vokshi u shpreh se komisioni nuk mund të mbyllet kur nuk ka dëshmuar ende ish-ministri, Ilir Beqaj. Sipas saj, kyç për komisionin është dëshmia e Edi Ramës, Vilma Nushit dhe të aksionarëve dhe pronarëve që marrin para nga taksat e shqiptarëve.

"Është bërë një tjetër tentativë nga ana e deputetëve të mazhroancës për të rrëmbyer këtë komision. Në mungesë të opozitës tentuan të fusnin fshehur dëshmitarin. Kjo nuk iu lejua, sepse ligji dhe rregullorja nuk e lejon. I them kolegëve të mazhorancës që të jenë të qetë.

Nuk e di si do mbyllet ky komision, kur akoma nuk ka dëshmuar Ilir Beqaj. Kemi edhe disa shtetas të tjerë, italianë dhe shqiptarë që janë kërkuar të dëshmojnë. Unë nuk kam një zgjidhje. Unë dua ti kërkoj deputetëve të mazhorancës që në përfundim të  kësaj dite të diskutojmë për zgjatjen e afatit derisa të ezaurohet lista. Nëse nuk ezaurohet lista ne shkelim ligjin Kyc për komisioin është dëshmia e Edi Ramës, Vilma Nushit dhe të aksionarëve dhe pronarëve që marrin para nga taksat e shqiptarëve.", tha ajo.

albana vokshi komisioni per shendetesine

Sondazh

Poll