Politike

Fitorja e Donald Trump/ Këlliçi: E majta në Shqipëri nuk e kishte parashikuar këtë

Sipas tij, qytetari i zakonshëm amerikan nuk është befasuar nga ky rezultat, ndërsa ka qenë e majta në SHBA dhe gjetkë që e ka pritur ndryshe.

12 Nëntor 2024, 22:04 Nga E. D
Fitorja e Donald Trump/ Këlliçi: E majta në Shqipëri nuk e
 Belind Këlliçi

TIRANË- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike Belind Këlliçi, ka folur për zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara, ku komentoi mbi reagimin e publikut dhe përfshirjen e forcave politike globale ndaj fitores së Trump. Sipas tij, qytetari i zakonshëm amerikan nuk është befasuar nga ky rezultat, ndërsa ka qenë e majta në SHBA dhe gjetkë që e ka pritur ndryshe.

Këlliçi më tej tha se në Shqipëri, e majta nuk e kishte parashikuar këtë fitore. Ai vuri në dukje edhe botimin e një libri nga Kamala Harris me parathënie të Linda Ramës, ku përshkruhet përgatitja e zonjës Harris për të udhëhequr katër vitet e ardhshme.

Këlliçi shtoi se edhe ambasada amerikane në Shqipëri ende nuk ka bërë një deklaratë zyrtare për fitoren e Trump. Duke analizuar ndikimin e mediave, ai theksoi rolin e madh që Fondacioni Shoqëria e Hapur e George Sorosit ka luajtur, duke blerë 300 frekuenca radiosh për të orientuar fushatën e majtë. Kjo, sipas tij, ishte një përpjekje për të ndikuar opinionin publik drejt agjendës së Kamala Harris.

"Zgjedhja e Trump nuk ka shkaktuar kaq habi te qytetari i zakonshëm amerikan, por mesa kuptoj unë, vetëm e majta nuk e ka pritur këtë rezultat vetëm e majta amerikane dhe e majta në botë. E majta, edhe në Shqipëri, nuk e ka pritur, sepse vetëm sot kemi pasur një aktivitet të planifikuar kohë më parë për botimin e librit të Kamala Harris, me parathënie nga zonja Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Rama.

Në parathënie shkruhet se zonja Harris po përgatitet të marrë në dorë fatet e botës dhe të Amerikës për 4 vitet e ardhshme. Mesa dukej, fitorja e zonjës Harris as nuk diskutohej. Në mos gaboj, edhe ambasada e SHBA në Shqipëri nuk ka ende një urim zyrtar për zgjedhjen e presidentit të 47-të të SHBA, zotin Trump.

Nga ana tjetër, vura re diçka shumë të rëndësishme që përmendët për ndikimin mediatik të jashtëzakonshëm dhe investimin e miliona dollarëve në orientimin e mediave që ishin më të balancuara drejt qendrës ose të orientuara drejt të majtës apo ekstremit të majtë. Për ta ilustruar më mirë këtë që thatë ju, vetëm në 5 apo 6 javët e fundit të fushatës në SHBA, Fondacioni Shoqëria e Hapur i George Sorosit ka blerë 300 frekuenca radiosh. Këto ishin radio të orientuara për muzikë, informacion, etj., dhe u orientuan drejt fushatës së të majtës, për të bërë propagandë dhe për të folur për axhendën e zonjës Harris," tha Këlliçi.

 belind këlliçi

Sondazh

Poll