Politike

"Rama na censuron në mënyrë të egër"/ Berisha: Opozitës i deformohen dhe i fshihen mesazhet!

Berisha gjithashtu u shpreh se opozitës i deformohen mesazhet, i fshihen mesazhet dhe i përmblidhen mesazhet vetëm e vetëm që të mashtrohen qytetarët. 

12 Nëntor 2024, 19:41 Nga E. D
"Rama na censuron në mënyrë të egër"/
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalimit tij mbrëmjen e sotme ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po censuron në mënyrë të egër opozitën nëpërmjet AMA-s. Kryedemokrati gjithashtu u shpreh se opozitës i deformohen mesazhet, i fshihen mesazhet dhe i përmblidhen mesazhet vetëm e vetëm që të mashtrohen qytetarët. Më tej ai tha se sipas matjeve të ekspertëve, Edi Rama, Erion Veliaj, Taulant Bego Yaris, ministrat, zyrtarët, dominojnë tërësisht hapësirën mediatike të vendit.

"Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta. Mirënjohjen më të pakufishme misionare dhe misionarë të çështjes së drejtë të çdo shqiptari, të shoqërisë, kombit dhe vendit tonë. Një përshëndetje të përzemërt oratorëve të kësaj platforme të fjalës së lirë, të cilët çdo natë me fjalën e tyre, të vërtetat që shprehin, çjerrin vellon të zezë të rëndë të censurës, të mashtrimeve të narkoshtetit ndaj qytetarëve. Miqtë e mi, shqiptarët sot përjetojnë agresionin më të rëndë të mashtrimit njerëzor.

Një agresion që udhëhiqet direkt nga Edi Rama dhe zyra e tij, i cili në njërën anë shpërndan çdo sekondë me mjetet e propagandës qindra mashtrime e gënjeshtra për qytetarët, nga ana tjetër mbulon, fsheh, maskon me censurën e zezë të saj të vërtetat e hidhura, përjetimet e hidhura ndaj qytetarëve shqiptarë. Censuron në mënyrë të egër opozitën, përpjekjet e saj për t’u paraqitur qytetarëve të vërtetat. Enti i vëzhgimit të medieve audiovizive është shndërruar sot në entin e turpit kombëtar, e censurës kombëtare.

Sipas matjeve të ekspertëve të këtij enti, Edi Rama, Erion Veliaj, Taulant Bego Yaris, ministrat, zyrtarët, dominojnë tërësisht hapësirën mediatike të vendit. Dominojnë pra, mbushin hapësirën mediatike me mashtrime, me trillime, me shpifje, kurse opozitës i jepet më pak se një e dhjeta e saj. Opozitës i deformohen mesazhet, i fshihen mesazhet, i përmblidhen mesazhet vetëm e vetëm që të mashtrohen qytetarët" tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll