Politike

VanHorn takim me anëtarët e KLGJ-së: Përmbushni përgjegjësitë për vlerësimin e kandidatëve, emërimin e gjyqtarëve dhe ulni numrit e çështjeve të prapambetura

Në lidhje me takimin ka bërë një postim ambasada amerikane ndërsa thekson se VanHorn ripohoi mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara për KLGJ-në dhe institucionet e tjera të drejtësisë. Ajo u kërkoi anëtarëve të KLGJ-së që të përmbushin përgjegjësitë e tyre për vlerësimin e kandidatëve, për emërimin e gjyqtarëve dhe për uljen e numrit të çështjeve të prapambetura me integritet, duke siguruar një sistem gjyqësor të pavarur, efikas, transparent dhe të përgjegjshëm.

12 Nëntor 2024, 21:35 Nga N.F
VanHorn takim me anëtarët e KLGJ-së: Përmbushni
Nancy VanHorn dhe anëtarët e KLGJ-së

TIRANË- E Ngarkuara me Punë e SHBA-së, Nancy VanHorn ka zhvilluar ditën e sotme një takim me anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor, KLGJ. Ky takim është zhvilluar me qëllim nxitjen e përpjekjeve të anëtarëve të KLGJ-së dhe për ti falenderuar ata për bashkëpunimit. Gjatë takimit VanHorn uroi Ilir Rusi për detyrën e re si kryetar i KLGJ-së dhe gjithashtu nënkryetaren Yllka Rupa.

Në lidhje me takimin ka bërë një postim ambasada amerikane ndërsa thekson se VanHorn ripohoi mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara për KLGJ-në dhe institucionet e tjera të drejtësisë. Ajo u kërkoi anëtarëve të KLGJ-së që të përmbushin përgjegjësitë e tyre për vlerësimin e kandidatëve, për emërimin e gjyqtarëve dhe për uljen e numrit të çështjeve të prapambetura me integritet, duke siguruar një sistem gjyqësor të pavarur, efikas, transparent dhe të përgjegjshëm.

Postimi i Ambasadës së SHBA-së:

E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua sot me anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) për të nxitur përpjekjet e tyre të vazhdueshme dhe për t’i falënderuar për bashkëpunimin. Ajo uroi z. Ilir Rusi për detyrën e re si kryetar i KLGJ-së dhe gjithashtu nënkryetaren Yllka Rupa.


Znj.VanHorn ripohoi mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara për KLGJ-në dhe institucionet e tjera të drejtësisë, duke u kërkuar anëtarëve të KLGJ-së që të përmbushin përgjegjësitë e tyre për vlerësimin e kandidatëve, për emërimin e gjyqtarëve dhe për uljen e numrit të çështjeve të prapambetura me integritet, duke siguruar një sistem gjyqësor të pavarur, efikas, transparent dhe të përgjegjshëm.

VanHorn takim me anëtarët e KLGJ-së: Përmbushni

nancy vanhorn klgj

Sondazh

Poll