12 Nëntor 2024, 20:02
Nga E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalimit tij mbrëmjen e sotme i ka bërë thirrje demokratëve dhe qytetarëve që të mos bien pre e mashtrimeve nëpërmjet sondazheve të financuara nga qeveria. Berisha gjithashtu tha se mediat e kontrolluara nga Edi Rama përpiqen me çdo kusht të zbukurojnë narkodiktaturën.
"T’i lëmë në hapësirën e mashtrimit dhe të dezinformimit mediat e kontrolluara nga Edi Rama, të cilat i lënë opozitës më pak se 10 përqind dhe dërdëllisin gjithë ditën për Edi Ramën. Të cilat përpiqen me çdo kusht të zbukurojnë me çdo kusht narkodiktaturën. Përpiqen me çdo kusht të mbrojnë kriminelët e pushtetit.
Përpiqen me çdo kusht të paraqesin Shqipërinë si një vend normal, paçka se sot Shqipëria si asnjë vend tjetër në Europë ka të burgosur, në ndjekje penale liderë të tre partive kryesore opozitare, dhe sipas tyre kjo nuk është diktaturë. O servilë, historia do u dënojë për mashtrimin që u bëni shqiptarëve.
Po në cilin vend të lirë mund të jenë të lirë 5 liderë të opozitës të burgosur me dëshmitarë të rremë dhe fallco? Miqtë e mi, me lutjen time, sapo të shihni sondazhin e parë të tyre, kthejeni kokën. Çfarë treguan zgjedhjet në SHBA? 1 miliard dollarë sondazhe, 1 miliard dollarë mashtrime dhe vetëm mashtrime. Mashtrime që ngrihen gjer në nivel krimi sepse synojnë t’u shpëlajnë trurin, t’i keqorientojnë qytetarët. Ndaj dhe po dëgjuat sondazh, menjëherë kujtoni qindra e qindra sondazhe në SHBA që nxirrnin fitimtare Kamala Harrisin dhe të humbur dhe të stërhumbur Donald Trampin. T’i lëmë ata në mashtrimet e tyre," tha Berisha.
sali berisha
Politike
12 Nëntor 2024, 19:53
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalimit tij mbrëmjen e sotme akuzoi mediat kombëtare duke th...
Politike
12 Nëntor 2024, 19:51
r.ll
ilir beqaj
TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka lënë ambientet e Kuvendit për tu rikthyer sërish ...
Politike
12 Nëntor 2024, 19:41
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalimit tij mbrëmjen e sotme ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se...
Politike
12 Nëntor 2024, 19:25
r.ll
albana vokshi
TIRANË- Mbledhja e Komisionit Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi është shtyrë për ditën...
Politike
12 Nëntor 2024, 18:57
N.F
Xhixho
TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka reaguar së fundmi përmes një postimi në...
Politike
12 Nëntor 2024, 18:59
r.ll
pamje nga mbledhja
TIRANË- Anëtarët socialistë në Komisionin Hetimor Parlamentar për “Shërbimet publike të St...
Politike
12 Nëntor 2024, 18:49
N.F
Dako
TIRANË- Në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar, kërkoi të martë...
Politike
12 Nëntor 2024, 18:11
r.ll
vokshi, ndreca
TIRANË- Është ndërprerë për disa minuta pushim sërish mbledhja e Komisionit Hetimor për Koncesioniet...
Politike
12 Nëntor 2024, 17:44
N.F
Edmond Haxhinasto
TIRANË- Ish-ministri, Edmond Haxhinasto është paraqitur mesditën e sotme në Prokurorinë e Posaç...
Politike
12 Nëntor 2024, 17:25
r.ll
edi rama dhe ilham aliyev
BAKU- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Azerbahjxhan në kuadër të Samitit Botëror për Klimën. G...