12 Nëntor 2024, 21:57
Nga E. D
Belind Këlliçi
TIRANË- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike Belind Këlliçi, ka theksuar rëndësinë e shpalljes së disa emergjencave kombëtare për Shqipërinë. Këlliçi i ftuar në emisionin “A Show” me Adi Krastën në SYRI TV, përmendi se ndër përparësitë e kësaj iniciative është mbështetja për pensionistët, duke theksuar domosdoshmërinë e një skeme të qëndrueshme të pensioneve.
Gjithashtu ai tha se Partia Demokratike synon të sigurojë një pension minimal për çdo pensionist, duke e parë këtë si një nevojë urgjente. Po ashtu Këlliçi vuri në dukje se shumë emigrantë shqiptarë mbështesin ekonomikisht familjet e tyre në atdhe, çka shton nevojën për rritjen e standardeve sociale për të moshuarit.
"Sa i përket Shqipërisë, Partia Demokratike është në prag të shpalljes së disa emergjencave kombëtare. Aktualisht janë pesë pikat kryesore, ku e para lidhet pikërisht me pensionistët. Ne duhet të sakrifikojmë gjithçka për të garantuar skemën e pensioneve dhe për të siguruar një pension minimal për pensionistët.
Duke qenë se këtë herë, për herë të parë, voton edhe diaspora, kërkesa kryesore e diasporës është lidhur me pensionet, pasi pjesa më e madhe e tyre kanë familje këtu prindërit, brezi im, më të rinjtë ose pak më të mëdhenjtë, të cilët janë larguar nga Shqipëria por ende mbajnë ekonominë shqiptare me remitancat e tyre.
Shumica e tyre kanë prindërit në Shqipëri. Po të mos ishin ata, prindërit e tyre këtu do të vuanin për bukë, duhet ta themi këtë sepse është realitet, dhe sot një çift të moshuarish nuk mund ta përballojë jetesën me pensionet që jep qeveria shqiptare.
Duke thënë këtë, një nga kërkesat kyçe që kishim nga diaspora, dhe që qytetarët që kam takuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur, ishte çështja e pensioneve. Pensionet në Shqipëri janë në kufijtë e qesharakes," u shpreh Këlliçi.
belind këlliçi
Politike
12 Nëntor 2024, 21:52
N.F
Arlind Qori
TIRANË- Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori është shprehur se në Shqipëri pensionet mesatare jan...
Politike
12 Nëntor 2024, 21:35
N.F
Nancy VanHorn dhe anëtarët e KLGJ-së
TIRANË- E Ngarkuara me Punë e SHBA-së, Nancy VanHorn ka zhvilluar ditën e sotm...
Politike
12 Nëntor 2024, 21:30
E. D
Agron Shehaj
TIRANË- Deputeti Agron Shehaj tha se ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj nuk është viktimë...
Politike
12 Nëntor 2024, 21:13
r.ll
foto nga protestat e kaluara
TIRANË- Protesta e radhës e opozitës në kuadër të aksionin e saj për mosbindje civile,...
Politike
12 Nëntor 2024, 20:52
r.ll
elon musk
ITALI- Reagimi i Elon Musk ndaj gjyqtarëve të Romës që rikthyen nga Shëngjini në Itali shtatë emigrantët ...
Politike
12 Nëntor 2024, 20:02
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalimit tij mbrëmjen e sotme i ka bërë thirrje demokrat...
Politike
12 Nëntor 2024, 19:53
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalimit tij mbrëmjen e sotme akuzoi mediat kombëtare duke th...
Politike
12 Nëntor 2024, 19:51
r.ll
ilir beqaj
TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka lënë ambientet e Kuvendit për tu rikthyer sërish ...
Politike
12 Nëntor 2024, 19:41
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalimit tij mbrëmjen e sotme ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se...
Politike
12 Nëntor 2024, 19:25
r.ll
albana vokshi
TIRANË- Mbledhja e Komisionit Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi është shtyrë për ditën...