12 Nëntor 2024, 18:49
Nga N.F
Dako
TIRANË- Në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar, kërkoi të martën dënimin me 4 vjet burgim për ish kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako. I arrestuar në qershor të vitit 2023, Dako ndodhet në arrest shtëpie që prej muajit shkurt të këtij viti, pasi Gjykata konstatoi se afatet e paraburgimit gjatë hetimeve paraprake kishin përfunduar, duke urdhëruar për pasojë, lirimin e tij.
Ndaj ish kryebashkiakut është ngritur akuza e “Shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim, në dy raste. I pari lidhet me procedurën e dhënies së lejes së ndërtimit të një pallati shumëkatësh si dhe me plotësimin e dokumentacionit deri në regjistrimin e pasurisë. Zbardhja e lejes së ndërtimit sipas Prokurorisë është bërë tre vjet pasi ndërtimi kishte përfunduar, duke hartuar më pas në mënyrë fiktive dokumentacionin e kërkuar.
Rasti i dytë lidhet me procedurën e një tenderi për projektin e një shëtitoreje përgjatë bregdetit, me një fond prej 21 milionë lekësh. Sipas hetimit, përllogaritja e fondit limit është bërë në mënyrë të gabuar, duke nxjerrë një vlerë disa herë më të lartë, dhe se nuk janë marrë masa për të korrigjuar gabimin, ndonëse ai ishte vënë në dukje nga aktet e Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Çështja ndaj tij kaloi për gjykim në muajin prill. Ai i ka mohuar akuzat dhe zgjodhi gjykim të shkurtuar. Në rast të shpalljes fajtor, ai do të përfitojë uljen me një të tretën.
Gjykim të shkurtuar kanë kërkuar dhe tre persona të tjerë të përfshirë në këtë proces. Nën akuzë për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimit të vulave, stampave e formularëve”, është vënë sipërmarrësi, njëkohësisht administratori i kompanisë ndërtuese Fiqiri Farruku, si dhe dy inxhinjerë, njëri topograf dhe një tjetër i cili ka kryer koaludimin e ndërtesës. Për të tre, prokurori kërkoi dënimin me tre vjet burgim, por njëkohësisht dhe pezullimin e vuajtjes së dënimit. Për Farrukun për shkak të moshës së thyer dhe gjendjes shëndetësore, ndërsë për dy të tjerët, për shkak se kanë fëmijë në moshë të mitur dhe me problem të shëndetit.
Zoti Dako, i cili ka drejtuar qytetin e Durrësit për tre mandate, ka qenë një nga ish eksponentët e Partisë socialiste, Në vitin 2019 ai u bë personi i tretë nga Shqipëria ndaj të cilit Departamenti amerikan i Shtetit vendosi ndalimin e hyrjes në Shtetet e Bashkuara, për të dhe familjen e tij pasi u konsiderua se ishte i përfshirë në korrupsion madhor./ VOA
vangjush dako prokuroria e posaçme
Politike
12 Nëntor 2024, 18:11
r.ll
vokshi, ndreca
TIRANË- Është ndërprerë për disa minuta pushim sërish mbledhja e Komisionit Hetimor për Koncesioniet...
Politike
12 Nëntor 2024, 17:44
N.F
Edmond Haxhinasto
TIRANË- Ish-ministri, Edmond Haxhinasto është paraqitur mesditën e sotme në Prokurorinë e Posaç...
Politike
12 Nëntor 2024, 17:25
r.ll
edi rama dhe ilham aliyev
BAKU- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Azerbahjxhan në kuadër të Samitit Botëror për Klimën. G...
Politike
12 Nëntor 2024, 16:58
r.ll
komisioni
TIRANË- Ka rinisur pas një pushimi disa minuta, mbledhja e Komisionit Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi. ...
Politike
12 Nëntor 2024, 15:39
r.ll
vangjush dako
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 4 vite burg për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon. Ky i fundi...
Politike
12 Nëntor 2024, 15:24
N.F
Balliu
TIRANË- Koordinatori rajonal për Tiranën, Klveis Balliu ka bërë me dije se ka denoncuar publikisht deputetin e Partis&...
Politike
12 Nëntor 2024, 14:44
ZH.LL
Mbledhaj e Komisionit
TIRANË- Diën e sotme u mbajt mbledhja e Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike dhe...
Politike
12 Nëntor 2024, 14:53
M.B
Ilir Beqaj
TIRANA- Vijon mes debatesh të ashpra mbledhja në Komisionin hetimor të Shëndetësisë ku pengesë mbetet m&...
Politike
12 Nëntor 2024, 14:40
M.B
Gazment Bardhi
TIRANA- Kreu i grupit parlamentar të Patisë Demokratike Gazment Bardhi, ka reaguar për diskutimet e buxhetin p&e...
Politike
12 Nëntor 2024, 14:39
I.A
Albana Vokshi dhe Plarent Ndreca
TIRANË- Debati mes Albana Vokshit dhe Plarent Ndrecës po vijon në Komisionin për Sterilizimin dhe...