Politike

"0% rritje të investimeve në arsim për vitin 2025", Xhixho: Kjo qeveri ka prioritet koncesionet dhe tenderat korruptivë!

Xhixho theksoi se qeveria nuk e ka pasur dhe nuk do ta ketë prioritet arsmin dhe kjo shihet nga zbrazja e shkollave, dështimi në testet PISA dhe dështimi në kurrikula. Ajo shtoi se kjo qeveri ka prioritet koncesionet dhe tenderat korruptivë, të cilat i çojnë paratë e qytetareve të varfër shqiptarë në xhepat e klientëve të saj.

12 Nëntor 2024, 18:57 Nga N.F
"0% rritje të investimeve në arsim për vitin 2025",
Xhixho

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka reaguar së fundmi përmes një postimi në "Facebook". Ajo shkruan se ka 0% rritje të investimeve në arsim për vitin 2025. Sipas saj buxheti i vitit të ardhshëm i lë vetëm 2.34% të PBB-së arsimit, duke mos mbështetur investimet në asnjërin prej niveleve të tij.

Xhixho theksoi se qeveria nuk e ka pasur dhe nuk do ta ketë prioritet arsmin dhe kjo shihet nga zbrazja e shkollave, dështimi në testet PISA dhe dështimi në kurrikula. Ajo shtoi se kjo qeveri ka prioritet koncesionet dhe tenderat korruptivë, të cilat i çojnë paratë e qytetareve të varfër shqiptarë në xhepat e klientëve të saj.

Sipas saj 777 miliardë lekë do të shkojnë te projektet korruptive PPP dhe inceneratorët që nuk ekzistojnë, për klientët dhe vjedhjet e oligarkëve të Edi Ramës. Në fund deputetja PL-së shkruan se knuk është buxheti i arsimit, por është buxheti i rrënimit përfundimtar të tij.

Postimi i Xhixhos

0% rritje të investimeve në arsim për vitin 2025. Buxheti i vitit të ardhshëm i lë vetëm 2.34% të PBB-së arsimit, duke mos mbështetur investimet në asnjërin prej niveleve të tij. Investimet në arsim për vitin 2025 do të jenë:

Arsimi bazë 0%
Arsimi i mesëm 0%
Arsimi i lartë -11.9%
Kërkimi shkencor -22.8%
Sporti 1.3%

Është e qartë se për këtë qeveri, arsimi nuk ka qenë dhe as do të jetë prioritet. Zbrazja e shkollave, dështimi në testet PISA, dështimi në kurrikula, analfabetizmi funksional i fëmijëve tanë, mungesa e laboratorëve, mungesa e ngrohjes në shkolla, mungesa e mësuesve dhe mbyllja e programeve studimore tregon se nuk ka asnjë reflektim për të mbështetur arsimin.

Pasi kjo qeveri, ka prioritet koncesionet dhe tenderat korruptivë, të cilat i çojnë paratë e qytetareve të varfër shqiptarë në xhepat e klientëve të saj. 777 miliardë lekë do të shkojnë te projektet korruptive PPP dhe inceneratorët që nuk ekzistojnë, për klientët dhe vjedhjet e oligarkëve të Edi Ramës. Ky nuk është buxheti i arsimit, por është buxheti i rrënimit përfundimtar të tij!

"0% rritje të investimeve në arsim për vitin 2025",

 

xhixho arsim buxheti 2025

Sondazh

Poll