Politike

Rama takim me presidentin e Azerbajxhanit, firmoset marrëveshja e bashkëpunimit për gazifikimin e Korçës

Rama shkruan se për gazifikimin e Korçës janë kryer studimet paraprake dhe do të nisë puna për projektin e detajuar inxhinierik.

12 Nëntor 2024, 17:25 Nga r.ll
Rama takim me presidentin e Azerbajxhanit, firmoset marrëveshja e
edi rama dhe ilham aliyev

BAKU- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Azerbahjxhan në kuadër të Samitit Botëror për Klimën. Gjatë qëndrimit të tij atje, Rama ka zhvilluar takim me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, ku dhe kanë nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit për gazifikimin e Korçës.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se për gazifikimin e Korçës janë kryer studimet paraprake dhe do të nisë puna për projektin e detajuar inxhinierik.

“Pas nënshkrimit të marrëveshjes me Emiratet e Bashkuara për krijimin e kompanisë së përbashkët publike të energjisë, u zhvillua takimi me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev ku nënshkruam memorandumin e bashkëpunimit mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Albgazit dhe kompanisë shtetërore të naftës në Azerbajxhan, SOCAR, për zhvillimin e infrastrukturës së gazifikimit të qytetit të Korçës, për të cilën janë kryer studimet paraprake e do të nisë puna për projektin e detajuar inxhinierik.", shkruan Rama në postim. 

Video e postuar nga Rama 

edi rama azerbajxhan

Sondazh

Poll