Politike

Rinis me debate mbledhja e Komisionit në Shëndetësi/ Pritet dëshmia e ish-ministrit Beqaj, Vokshi: Nuk lejohen prezantimet me power-point

Debatet kanë vijuar lidhur me kërkesën e ish-ministrit Ilir Beqaj për të bërë deklaratën e tij shoqëruar me Power Point.

12 Nëntor 2024, 16:58 Nga r.ll
Rinis me debate mbledhja e Komisionit në Shëndetësi/ Pritet
komisioni

TIRANË- Ka rinisur pas një pushimi disa minuta, mbledhja e Komisionit Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi. 

Debatet kanë vijuar lidhur me kërkesën e ish-ministrit Ilir Beqaj për të bërë deklaratën e tij shoqëruar me Power Point.

Kjo kërkesë vazhdon të refuzohet nga opozita dhe kryetarja e komisionit, Albana Vokshi. 

DEBATET:

Ndreca: Doni të shkoni në një agjendë që keni përcaktuar. Po merreni me individë, jo çështje.

Vokshi: Ju kishit përgatitur këtë skenar.

Koçi: Duhet të dëgjojmë Ilir Beqajn, pasi është në pozitë delikate.

Vokshi: Të vjen keq se ka vjedhur? Është kapur duke vjedhur në fondet e BE.

Koçi: Ne jemi në favor të ligjit. Kushdo që ka bërë gjëra antiligjore, le të dënohet. Ne nuk jemi gjykatë. Parti policore jeni ju. Në krye të partisë keni një kryepolic. Nuk kemi sjellë asnjë njeri ne në pranga. Zotëria ka ardhur me pranga, për shkak të situatës ku ndodhet. Ti mund të kesh dëshirë të vijnë dhe deputetët e PS këtu me pranga, por kjo nuk është me dëshirë. Ligji nuk e ndalon që deklarata të jetë e shoqëruar me foto, video. Mos e prishni për çështje teknike.

Vokshi: Nuk lejohen prezantimet me power-point.

Spaho: Ju nuk doni që në Komisionin Hetimor për Shëndetësinë të vijë Edi Rama, që ka firmosur për koncesionin e Sterilizimit.

ilir beqaj komisioni i shendetesise

Sondazh

Poll