Politike

Fshehje të të ardhurave, deklarim i rremë dhe shpërdorim detyre/ PD denoncon në SPAK deputetin socialist, Anduel Tahiraj

Balliu theksoi se investigimi për deputetin e Ramës është konkretizuar në një kallëzim penal në SPAK, të cilit i kërkojnë të bëjë detyrën që i kërkon ligji dhe t’i trajtojë si të barabartë të gjithë deputetë, jo të arrestojë dhe të burogosë pa prova ata të opozitës dhe të lërë të lirë me një mal provash ata të qeverisë.

12 Nëntor 2024, 15:24 Nga N.F
Fshehje të të ardhurave, deklarim i rremë dhe shpërdorim
Balliu

TIRANË- Koordinatori rajonal për Tiranën, Klveis Balliu ka bërë me dije se ka denoncuar publikisht deputetin e Partisë së Edi Ramës, Anduel Tahiraj për fshehje dhe deklarim të rremë të pasurisë dhe fshehje të të ardhurave, ushtrim të aktivitetit tregtar të paregjistruar, si dhe shpërdorim detyre. Më tej ai ka theksouar se ky kallëzim ka ardhur pas investigimit të emisionit “Piranjat”.

Balliu shprehet se në listën e larmishme me shkelje, profili shoqëror që vjen në mendje nuk është i një deputeti, por i një kundravajtësi recidivist. Ai shtoi se nuk duhet të habitemi pasi sipas tij Rama kështu i preferon deputetët, sa më antiligjorë dhe me sa më shumë kriminelë.  

Balliu theksoi se investigimi për deputetin e Ramës është konkretizuar në një kallëzim penal në SPAK, të cilit i kërkojnë të bëjë detyrën që i kërkon ligji dhe t’i trajtojë si të barabartë të gjithë deputetë, jo të arrestojë dhe të burogosë pa prova ata të opozitës dhe të lërë të lirë me një mal provash ata të qeverisë.

Sipas tij Partia Demokratike ka denoncuar gjatë këtyre viteve afera të pafundme korruptive të cilat janë arsyeja themelore e varfërimit tuaj dhe familjes tuaj. Ai shtoi se këto vjedhje bëhen të mundura nga kapja e drejtësisë nga Rama, që garanton mbrojtjen e parave të zhvatura nga pushtetarët hajdutë.

Deklarata se koordinatorit rajonal për Tiranën, Klevis Balliu:  

Përshëndetje, Partia Demokratike, mbështetur mbi një investigim të emisionit “Piranjat”, ka denoncuar publikisht deputetin e Partisë së Edi Ramës, Anduel Tahiraj për fshehje dhe deklarim të rremë të pasurisë dhe fshehje të të ardhurave, ushtrim të aktivitetit tregtar të paregjistruar, si dhe shpërdorim detyre.

Kur sheh listën e larmishme me shkelje, profili shoqëror që të vjen në mendje nuk është i një deputeti, por i një kundravajtësi recidivist. Por nuk duhet të habitemi, Rama kështu i preferon deputetët, sa më antiligjorë, sa më kriminelë duke filluar nga tipologjia Tahiraj e deri te tipat si Çyrbja.

Nëpërmjet deputetëve të opozitës investigimi për deputetin e Ramës është konkretizuar në një kallëzim penal në SPAK, të cilit i kërkojmë të bëjë detyrën që i kërkon ligji. Sidomos t’i trajtojë si të barabartë të gjithë deputetë, jo të arrestojë dhe të burogosë pa prova ata të opozitës dhe të lërë të lirë me një mal provash ata të qeverisë.

Të nderuar qytetarë, Partia Demokratike ka denoncuar gjatë këtyre viteve afera të pafundme korruptive të cilat janë arsyeja themelore e varfërimit tuaj dhe familjes tuaj. Këto vjedhje bëhen të mundura nga kapja e drejtësisë nga Rama, që garanton mbrojtjen e parave të zhvatura nga pushtetarët hajdutë. Për njerëzit e partisë ka arrestime sa për shoë ndërsa për kundërshtarët politikë të qeverisë burgosje pa prova dhe arrestime që i bëjnë të duken si rrëmbime për të trembur njerëzit.

Edi Rama mund të shfajësohet për hajdutët që mbledh rreth vetes, duke pretenduar se nuk e di kur i hanë kumbulla pas shpine, por një pyetje mbetet pa përgjigje. Si ka mundësi që ky zotëria shkon e gjen vetëm ata që vjedhin e vrasin? E ndjekin ata këtë apo i gjen ky vetë, se të tillë i duhen dhe të tillë i pëlqejnë?

pd balliu kallezim ne spak anduel tahiraj

Sondazh

Poll