Politike

"Prej 7-8 muajsh më keni akuzuar për hajdut!" Beqaj përplaset me Vokshin: Sot u morët me mua jam apo jo më pak a më shumë i mençur

Ky i fundit iu drejtua kryetares së Komisionit Albana Vokshit duke i thënë se prej 7-8 muajsh e ka akuzuar si hajdut. Vokshi tha se këto akuza i bën SPAK.

12 Nëntor 2024, 14:53 Nga M.B
"Prej 7-8 muajsh më keni akuzuar për hajdut!" Beqaj
Ilir Beqaj

TIRANA- Vijon mes debatesh të ashpra mbledhja në Komisionin hetimor të Shëndetësisë ku pengesë mbetet mënyra e prezantimit të dëshmisë që dëshiron të bë ish-ministri Ilir Beqaj. Ky i fundit iu drejtua kryetares së Komisionit Albana Vokshit duke i thënë se prej 7-8 muajsh e ka akuzuar si hajdut. Vokshi tha se këto akuza i bën SPAK.

Beqaj tha se ngjarjet nisin në tetor 2009 kur një anëtar komisioni ishte ministër e bleu centralin dhe për 3 vjet e la në qese.

"Për këtë arsye në bazë të nenit 2 pika 7 thotë vendim i ndërmjetëm, vendim i komisionit të marrë në çdo fazë të hetimit për pyetjen e dëshmitarëve", tha Beqaj.

Për këtë Vokshi iu drejtua Beqajt duke i thënë se është rrëzuar nga  Gjykata Kushtetuese.

Pjesë nga diskutimi:

Beqaj: Prej 7-8 muajsh më keni akuzuar për hajdut.

Vokshi: SPAK jo ne.

Beqaj: Jo jo ju më keni akuzuar. Sot u morët me mua jam apo jo më pak a më shumë i mençur. Kam ardhur të përgjigjem si dëshmitar. Ligji më njeh të drejtën e një deklarate të kontekstualizuar. Dua ta demonstroj me zë dhe figurë. Është vetëm një foto. Ngjarjet nisin në tetor 2009 kur një anëtar komisioni ishte ministër e bleu centralin dhe për tre vjet e la në qese. Për këtë arsye në bazë të nenit 2 pika 7 thotë vendim i ndërmjetëm, vendim i komisionit të marrë në çdo fazë të hetimit për pyetjen e dëshmitarëve.

Vokshi: E ka rrëzuar Gjykata Kushtetuese. Do të flasësh për të drejtat e tua apo komisionit?

Beqaj: Neni 13 pika dy tregon mënyrën se si merret vendimi, nuk parashikohet askund që vendimin e merr kryetarja. Më jepni një vendim për kërkesën që të vijojmë.

Vokshi: Mbase ke qenë në arrest dhe nuk e di që Kushtetuesja i ka rrëzuar ato nene, ia ka lënë në tagër pakicës.

ilir beqaj

Sondazh

Poll