Politike

Vokshi përplaset me Ndrecën: Ti je i akuzuar për vjedhje. Deputeti: Mos mendoni se do të më intimidoni

Ndërkohë që Vokshi i është kthyer Ndrecës duke i thënë se është i akuzuar për vjedhje.  

12 Nëntor 2024, 14:39 Nga I.A
Vokshi përplaset me Ndrecën: Ti je i akuzuar për vjedhje.
Albana Vokshi dhe Plarent Ndreca

TIRANË- Debati mes Albana Vokshit dhe Plarent Ndrecës po vijon në Komisionin për Sterilizimin dhe Check Up-in. Ndreca ka akuzuar Vokshin se po bën rolin e zhurmueses dhe se duhet që kërkesa e Beqajt të hidhet në votim. Ndërkohë që Vokshi i është kthyer Ndrecës duke i thënë se është i akuzuar për vjedhje.  

Pjesë nga debati:

Ndreca: Po bën zhurmuesen. Thjesht të ekspozon që je bolshevik.

Vokshi: Ke folur 20 herë, të kam dëgjuar 20 herë.

Ndreca: Nëse s’do të dëgjosh dil jashtë. Ata që po e bllokojnë këtë komision… është e drejta elementare e tij për t’u shprehur. Hiqe këtë unë dua, unë s’dua.  Kërkesa ime është kjo hidheni në votim siç ju takon kërkesën, nëse se’e hidhni në votim do të thotë që po shkelni detyrën tuaj dhe veprimtarinë e komisionit,

Vokshi: Shko ankohu çoje tek komisioni i Çyrbes.

Ndreca: Boll me këto bolshevizma, komunizma se e keni bërë baltë, mos mendoni se do të më intimidoni.

Vokshi: Lëre të shkretin të përgjigjet dy gjëra se po e merrni në qafë. Ti je akuzuar për vjedhje.

Ndreca: Po qe kaq trime hajt shihemi në gjykatë. Zonja bolshevike mos u merr me njerëzit, po ti njeh vetëm Sali Berishën.

 

 

albana vokshi plarent ndreca

Sondazh

Poll