Sport

Drejtori i Man.United në Lisbonë: "Jam shumë i emocionuar për Ruben Amorim"...

Omar Berrada ishte i pranishëm dhe foli në Web Summin, që po mbahet në Lisbonë

12 Nëntor 2024, 16:07 Nga DOSJA
Drejtori i Man.United në Lisbonë: "Jam shumë i emocionuar

PORTUGALI - Omar Berrada, drejtor ekzekutiv i Manchester United dhe i cili dje mirëpriti Ruben Amorim në Carrington, foli këtë të martë në Web Summit për ardhjen e trajnerit portugez te “Djajtë e Kuq”. 

"Jam shumë i emocionuar për ardhjen e Ruben Amorimit. Është mirë që u ktheva në Lisbonë, isha këtu dy javë më parë. Ne vërtet besojmë se ai do të integrohet në pjesën tjetër të structures, në mënyrë që të kemi sukses në fushë”, tha ai në ligjëratën “Një partneritet perfekt mes sportit dhe teknologjisë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll