Politike

"6 muaj që shtyni Komisionin dhe tani nuk lini të flas Beqajn!" Debatet te "Shëndetësia", Ndreca: Kam thënë nga dita e parë, proces kushtetues

Vokshi tha e Beqaj prezntimin propagandistik, sipas saj, mund ta bëjë në gjykatë.

12 Nëntor 2024, 13:53 Nga M.B
"6 muaj që shtyni Komisionin dhe tani nuk lini të flas
Foto nga Komisioni

TIRANA- Në komisionin hetimor për Shëndetësinë vijojnë debatet mes mazhorancës dhe opozitës lidhur me mënyrën se si do të dëshmojë ish-ministri Ilir Beqaj. Zv.kryetari i Komisionit Plarent Ndreca shpërtheu ndaj kryetares Vokshit dhe opozitës pasi sipas tij kanë 6 muaj që shtynë komisionin dhe tani që ka ardhur ish-ministri nuk e lë të flasi. Vokshi tha e Beqaj prezntimin propagandistik, sipas saj, mund ta bëjë në gjykatë.

Pjesë nga debati në Komision:

Ndreca: Keni 6 muaj që e keni shtyrë. Ju po e ndërprisni fjalën keni 6 muaj dhe nuk po i lini fjalën. Kam thënë nga dita e parë, proces kushtetues. Mos t'i lësh të drejtën për të folur zotërisë në fjalë. Jo i themi do dëshmosh sipas kufizimeve që ne caktojmë, fyerje e rëndë e së drejtës kushtetuese e çdo individi në republikën e Shqipërisë.

Vokshi: Ta dëgjojmë pra, ti nuk po e lë. Doni zoti Beqaj ta bëni deklaratën sipas kodit të procedurës dhe na lini në dispozicion çdo foto. Prezantim propagandistikë bëjeni në gjykatë. Doni të bëni deklaratën paraprake? Po e merrni në qafë dhe ai s’po e kupton. Do bëni deklaratën apo të vazhdojmë me pyetjen?

Spaho: Debat i panevojshëm. Ligji e ka përcaktua qartë si do veprojmë. Ne nuk akuzojmë, dëshmitari nuk ka pse mbrohet. Për pikëpyetjet që kemi ne, dëshmitari duhet të na jap përgjigje.

komisioni i shendetesise

Sondazh

Poll