Aktualitet

Humbi kontaktet me familjen dy ditë më parë, 15-vjeçari nga Shkodra gjendet në Tiranë, do merret në pyetje për zbuluar arsyen e largimit nga banesa

I riu kishte humbur kontaktet me familjen para dy ditësh ndërsa familjarët e shqetësuar kishin denoncuar zhdukjen e tij. Ndërkohë sot policia e Shkodrës në bashkëpunim me komisariatin nr 5 në Tiranë dhe ndihmën e familjarëve i riu është gjetur në zonën e Babrrusë në Tiranë.

12 Nëntor 2024, 17:09 Nga N.F
Humbi kontaktet me familjen dy ditë më parë, 15-vjeçari
Foto ilustruese

TIRANË- 15-vjeçari Aurel Bibaj është gjetur dy ditë pasi kishte humbur kontaktet me familjen e tij. I riu kishte humbur kontaktet me familjen para dy ditësh ndërsa familjarët e shqetësuar kishin denoncuar zhdukjen e tij. Ndërkohë sot policia e Shkodrës në bashkëpunim me komisariatin nr 5 në Tiranë dhe ndihmën e familjarëve i riu është gjetur në zonën e Babrrusë në Tiranë.

Më tej bëhet me dije se ai është në gjendje të mirë shëndetësore. Mëngjesin e djeshëm pasi ka lënë vëllain në shkollë, është larguar duke mos u futur në mësim dhe nuk ka shkuar as në shtëpi. Pas zhdukjes së tij ndërsa babai i të riut, Agim Bibaj denoncoi në polici rastin ndërsa sipas dëshmisë së shokëve të 15-vjeçarit është larguar pasi babai i kishte bërtitur që të sillej mirë.

15-vjeçari u gjet nga forcat e policisë dhe i është dorëzuar familjes. Ai do të merret në pyetje në praninë e psikologëve për arsyet e largimit të tij nga banesa dhe po ashtu do të trajtohet me psikologë në mënyrë që të kuptojë veprimin e gabuar nga ana e tij.

humbi kontaktet me familjen gjendet i riu ne tirane

Sondazh

Poll