Aktualitet

Pensionistët në protestë/ "Punë një jetë, pensioni në dietë!" Të moshuarit tubohen para kryeministrisë, kërkojnë rritjen e pagave!

Me pankarta në duar si “Punë një jetë, pensioni në dietë” apo “Hiqni dorë nga korrupsioni të na rritet pensioni”, pensionistët kanë bërë thirrje për t’u bashkuar me votë kundër kësaj qeverie, që sipas tyre, i ka gjunjëzuar.

12 Nëntor 2024, 11:28 Nga ZH.LL
Pensionistët në protestë/ "Punë një jetë,
Pensionistët në protestë

TIRANË- Pensionistët kanë dalë sërish edhe sot, mesditën e kësaj të marte në protestë para kryeministrisë. Ashtu sikurse ka ndodhur edhe në tubimet e kaluara, pensionistët kanë përsëritur kërkesën e tyre kryesore, rritjen e pensioneve. Ata shprehën hapur pakënaqësitë e tyre ndaj kësaj qeverie, e cila sipas tyre, i ka gjunjëzuar.

Pensionistët me pankarata në duar, teksa kërkonin të drejtën e tyre, bënë njëherazi thirrje për bashkim për të votuar kundër qeverisë. Ata shprehen se ditën e votmit, duhet t'i japin goditjen e fundit për ta rrëzuar.

“Me 200 mijë lekë çfarë do bëjmë. Pensionistët janë të parët në votime dhe të parët në detyrime. Ku është Kontrolli i Shtetit, ku janë sindikatat që nuk ndjehen fare. Shtresa e tretë ka vuajtur në kohën e Enverit dhe të Hitlerit. Na iku Enveri, erdhi Hitleri. Ku jeni o shqiptarë, fëmijët tanë të vijnë të votojnë për ta hedhur këtë”, tha një e moshuar.

“Pensioni social 500 euro. Ky na do vetëm votën. Vërtetë na ka gjunjëzuar nga ana ekonomike, na ka bërë me oksigjen, por ama ditën e votimit ta çojmë këtë në oksigjen, t’ia heqim tubat këtij. Më keq se sot nuk do bëhemi. Të mblidhemi dhe ta rrëzojmë me votën”, u shpreh një tjetër pensionist.

pensionistet proteste kryeministria rritje e pensioneve

Sondazh

Poll