Aktualitet

Dyshohet se abuzoi për 4 vite me të miturën, shpallet në kërkim ndërkombëtar 43 vjeçari nga Korça! Dyshohet të jetë arratisur drejt Greqisë

Burime nga policia bëjnë të ditur se 43-vjeçari dyshohet se i është drejtuar shtetit grek, aty ku prej vitesh jeton vëllai i tij. Gjatë këtyre ditëve, kontrolle të shumta nga policia janë bërë në banesat e të afërmve, miqve e të njohurve të tij në Maliq.

12 Nëntor 2024, 11:19 Nga ZH.LL
Dyshohet se abuzoi për 4 vite me të miturën, shpallet në
Gjyakata e Korçës

KORÇË-  43-vjeçari, Edison Sheme i akuzuar për mardhënie seksuale me të mitur është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me të miturën për 4 vite.

Burime nga policia bëjnë të ditur se 43-vjeçari dyshohet se i është drejtuar shtetit grek, aty ku prej vitesh jeton vëllai i tij. Gjatë këtyre ditëve, kontrolle të shumta nga policia janë bërë në banesat e të afërmve, miqve e të njohurve të tij në Maliq.

Pas informacioneve të grumbulluar nga policia, Prokuroria e Korçës nxorri urdhërin e kërkimit ndërkombëtar për të, urdhër i cili ju përcoll Interpol Tiranës për të vijuar procedurat e kërkimit ndërkombëtar, si edhe po komunikohet me homologët për të arritur në arrestimin e tij.

Ngjarja e rëndë u mësua një javë më parë, pasi 16 vjeçarja denoncoi në polici abuzimin që 43-vjeçari ksihte bërë me të që në moshën 12 vjeçare.

korce kerkim nderkombetar edison sheme

Sondazh

Poll