Politike

Sterilizimi/ Përplasje mes Ndrecës dhe Vokshit: Beqaj dëshmitari kryesor. Kryetarja: Të vi Vilma Nushi

Ndërkohë nga ana tjetër Vokshi ka theksuar se është e rëndësishme që Vilma Nushi të shkoj në Komision dhe të japë dëshminë e vetë. 

12 Nëntor 2024, 10:53 Nga I.A

Sterilizimi/ Përplasje mes Ndrecës dhe Vokshit: Beqaj dëshmitari

TIRANË- Komisioni Parlamentar Hetimor për Sterilizimin dhe Check Up-in ka nisur ditën e sotme me përplasje mes kryetares Albana Vokshi dhe nënkryetarit Plarent Ndreca. Ndreca në fjalën e tij ka theksuar se ata e kanë kryer punën e tyre, ndërkohë që ka shtuar se Beqaj është dëshmitari kryesor për këtë Komision. Ndërkohë nga ana tjetër Vokshi ka theksuar se është e rëndësishme që Vilma Nushi të shkoj në Komision dhe të japë dëshminë e vetë. 

Plarent Ndreca: Vlerësoj që nuk ka më vend, kemi kryer hetim, kemi marrë shkresa e dokumente, kemi thirrur dëshmitarë, është numër shumë i madh dëshmitarësh. Kemi sot dëshmitarin kryesor, zoti Beqaj, i cili më shumë se kushdo tjetër do të japë të dhëna dhe dëshmi mbi procedurat që kemi si objekt hetimor, Duhet të vijojmë pa humbur kohë me Beqajn.

Albana Vokshi: Beqja është një prej dëshmitarëve, jo kryesor, çdo dëshmitar ka vlerën e vet. Të vijë Vilma Nushi. E lëshuat edhe Ilir Beqajn, Edi Rama lëshoi edhe hajdutin dymetrosh, vetëm Vilma Nushin nuk po lëshon. Nuk bëjmë hap pas, konsiderojmë kyç dëshminë e Edi Ramës dhe Vilma Nushit.

vilma nushi albana vokshi plarent ndreca

Sondazh

Poll