Politike

Rama takohet me Presidentin e Emirateve të Bashkuara: Biseduam për ecurinë e projekteve të rëndësishme

Me anë të një postimi në Facebook, Rama thekson se me Muhammed Bin Zayed biseduan në lidhje me ecurinë e disa projekteve të rëndësishme që po hyjnë në fazën e zbatimit. 

12 Nëntor 2024, 10:23 Nga I.A
Rama takohet me Presidentin e Emirateve të Bashkuara: Biseduam
Muhammed Bin Zayed dhe Rama

AZERBAJXHAN- Kryeministri Edi Rama është takuar mbrëmjen e kaluar me Presidentin e Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed në Azerbajxhan. Me anë të një postimi në Facebook, Rama thekson se me Muhammed Bin Zayed biseduan në lidhje me ecurinë e disa projekteve të rëndësishme që po hyjnë në fazën e zbatimit. 

Postimi i Plotë:

Mbrëmë me Presidentin e Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed, një mik i rrallë dhe dashamirës i madh i Shqipërisë, me të cilin folëm për ecurinë e mirë të disa projekteve të rëndësishme që po hyjnë në fazën e zbatimit, nga krijimi i kompanive të përbashkëta publike të prodhimit të energjisë (KESH-Mazdar) dhe shtypshkrimit të letrave me vlerë, linja e interkonjeksionit me Italinë në partneritet tripalësh, e deri tek sistemi i ri digjital i kontrollit të trafikut; zhvillime tejet të rëndësishme për forcimin dhe modernizimin e sektorit publik në Shqipëri, po edhe një pasqyrë kuptimplotë e forcimit domethënës të marrëdhënieve me Emiratet e Bashkuara.

Rama takohet me Presidentin e Emirateve të Bashkuara: Biseduam

edi rama muhammed bin zayed

Sondazh

Poll