Politike

Zgjedhjet në SHBA/ Berisha: Qeveria kishte bërë gati shishet e shampanjës për humbjen e Trump

Ish-Kryeministri pretendoi se për shkak të komenteve që ka bërë Edi Rama për Donald Trump para zgjedhjeve të 2016-ës, ai nuk arriti të hynte në Shtëpinë e Bardhë, madje konsiderohej si “djali” i Soros.

11 Nëntor 2024, 22:20 Nga E. D
Zgjedhjet në SHBA/ Berisha: Qeveria kishte bërë gati shishet e
foto nga emisioni

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se Edi Rama nuk hyri në Shtëpinë e Bardhë për 4 vitet e presidencës së Donald Trump.

Ish-Kryeministri pretendoi se për shkak të komenteve që ka bërë Edi Rama për Donald Trump para zgjedhjeve të 2016-ës, ai nuk arriti të hynte në Shtëpinë e Bardhë, madje konsiderohej si “djali” i Soros.

Berisha i ftuar në emisionin 'Open' në News 24 tha se socialistët në Tiranë kishin mbushur selinë, kryeministrinë, kishin marrë edhe shishet e shampanjës dhe prisnin humbjen e Trump, për të bërë festimet, pasi të kishin edhe lidhjen me “zoom” me Aleksi Soros.

sali berisha

Sondazh

Poll