Politike

Me pranga në duar/ Beqaj lë qelinë e burgut, niset drejt Kuvendit për të marrë pjesë në komisionin e Sterilizmit

Beqaj është fotografuar teksa po shkon në selinë e Kuvendit, ku dhe mbahet mbledhja e Komisionit. 

12 Nëntor 2024, 10:24 Nga I.A
Me pranga në duar/ Beqaj lë qelinë e burgut, niset drejt Kuvendit
Ilir Beqaj

TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka lënë përkohësisht qelinë ku ndodhet në paraburgim për të marrë pjesë në Komisionin Hetimor Parlamentar për Sterilizimin dhe Check Up. Beqaj është fotografuar teksa po shkon në selinë e Kuvendit, ku dhe mbahet mbledhja e Komisionit. Beqaj do të dëshmojë në këtë komision, për rolin e tij si Ministër i Shëndetësisë dhe rolin në aferën e sterilizimit dhe Check Up-it. 

Koncensioni 10 vjeçar me vlerë afro 100 milionë dollarë iu dha kompanisë 'SaniService', një bashkim kompanish ku Ilir Rrapaj me kompaninë e tij 'Investital LLC' është zotëruesi kryesor i aksioneve, krahas kompanive italiane “Servizi Italia”, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l” të Staccinit. Biznesmeni Ilir Rrapaj ndodhet në arrest me burg prej 16 gushtit 2024, ndërsa i arrestuar është edhe ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj.

 

ilir beqaj

Sondazh

Poll