Politike

A shpresoni që Trump do të ndryshojë vendimin për “non grata”? Berisha: Në Shqipëri ndodhi “grusht shteti”…

Berisha i ftuar në emisionin “Open” në News24 tha se nuk shtrohet çështja “non grata” por e grushtit të shtetit.

11 Nëntor 2024, 22:09 Nga E. D
A shpresoni që Trump do të ndryshojë vendimin për “non
Sali Berisha

TIRANË- Kreu demokrat, Sali Berisha, i pyetur nëse ka ndërmarrë hapa konkretë lidhur me heqjen e “non grata” me ndryshimin e administratës në SHBA, pas fitores së Donald Trump, tha se nga data 19 maj deri më sot nuk ka kërkuar asnjë ndihmë për ndërmarrjen e hapave për heqjen e kësaj mase.

Berisha i ftuar në emisionin “Open” në News24 tha se nuk shtrohet çështja “non grata” por e grushtit të shtetit.  Ai tha se pushteti i dalë nga zgjedhjet e 5 nëntorit nuk do të pajtohet me ndërhyrjen e George Soros dhe mafies së tij për këtë grusht shteti ndaj një vendi mik si Shqipëria.

“Unë zgjodha gjyqin, unë padita Sekretarin e Shtetit për shpifje. Me z. Grenell nuk kam diskutuar kurrë, por ai pas deklaratave që ka bërë Lee Zeldin në Kongresin amerikan, ka një artikull të botuar në një revistë shumë serioze shkruan: Antony Blinken, agjent i George Soros në Ballkan. Dhe kjo kishte lidhje pikërisht me lobimin e Soros për të më shpallur mua ‘non grata’. Në qarqe republikane, edhe në nivelet më të larta, është diskutuar gjerësisht”, tha Berisha.

Ai u shpreh se u godit vetëm se isha konservator dhe kjo është është pohuar edhe nga Rich Grenell. I pyetur nëse kjo fitore e Trump, mund të sjellë një ndryshim marrëdhëniesh mes SHBA dhe PD-së dhe opozitës, Berisha tha se ka reaguar ndaj çdo zhvillimi që ka pasur kundër opozitës shqiptare.

“Sali Berisha i ka mbajtur qëndrimet në interesin më të mirë të vendit”, tha kreu demokrat. 

sali berisha

Sondazh

Poll