Politike

Sterilizimi/ Tre dëshmitarët nuk janë paraqitur, Vokshi: Do të kërkojmë një shtyrje tjetër për të vijuar punën

Në nisje në Komisionit, kryetarja Albana Vokshi ka deklaruar se tre shtetasititalianë nuk kanë pranuar që të dëshmojnë dhe se për këtë ka njoftuar Policinë.

12 Nëntor 2024, 10:44 Nga I.A
Sterilizimi/ Tre dëshmitarët nuk janë paraqitur, Vokshi: Do
Albana Vokshi

TIRANË- Komisioni Parlamentar Hetimor për Sterilizimin dhe Check Up-in ka nisur ditën e sotme, për të vijuar me dëshminë e ish-Ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj. Në nisje në Komisionit, kryetarja Albana Vokshi ka deklaruar se tre shtetasititalianë nuk kanë pranuar që të dëshmojnë dhe se për këtë ka njoftuar Policinë. Po ashtu Vokshi ka theksuar se do të kërkojnë një shtyrje tjetër të Komisionit për të vijuar punën.

"I është bërë njoftim policisë së shtetit ditën e djeshme, nuk kemi asnjë përgjegjës dhe asnjë njoftim nuk kemi nga tre shtetasit italianë. Ata janë aksionarë, pronarë, punonjës të një kompanie koncensionare të paguara me taksat e shqiptarë, e kanë detyrim të paraqiten. Ditën e enjte është afati i fundit i komisionit hetimor. Kë këtë kuptim, dua të informoj se kemi 10 dëshmitarë, dëshmia e të cilëve është e pamundur të ezaurohej në mënyrë që nesër të miratohej raporti dhe më pas në seancë plenare.

Ne si deputet kemi kërkuar Vilma Nushin, kryeministrin Edi Rama dhe sot kemi paraqitur dy kërkesa që këta të paraqiten. Janë dëshmi kyc për komisionin hetimor. Kemi edhe shtetasin Artan Lleshi, Biba, që janë punonjës të Sani Service. Si kryetare e komisionit, edhe duke u konsultuar me deputetët e opozitës në këtë komisionin, e cilësojmë të paplotë punën, dëshmi të paezauruara. Kemi kërkuar nga institucionet një sërë provash dhe faktesh që nuk janë vënë në dispozicion. Duhet ta diskutojmë tani për të vendosur çfarë të bëjmë për komisionin. Duhet të kërkojmë një shtyrje tjetër," tha Vokshi.

albana vokshi

Sondazh

Poll