Sport

Frikë nga dhuna ndaj izraelitëve, Franca angazhon 4000 policë për sigurinë e ndeshjes me Izraelin!

Luhet në Paris Francë-Izrael dhe pas ngjarjeve të javës së kaluar ku pas një ndeshje futbolli në Amsterdam, tifozët izraelitë u sulmuan nga një mori të rinjsh të nxitur me sa duket nga thirrjet në mediat sociale.

11 Nëntor 2024, 00:15 Nga DOSJA
Frikë nga dhuna ndaj izraelitëve, Franca angazhon 4000 policë

FRANCE - Policia e Parisit ka njoftuar se 4000 oficerë dhe 1600 pjestarë, staf i stadiumit do të angazhohen për ndeshjen e futbollit Francë-Izrael për të garantuar sigurinë brenda dhe përreth stadiumit dhe në transportin publik.

Ndeshja e së enjtes do të vijë një javë pasi shpërtheu dhuna kundër tifozëve izraelitë në Amsterdam. Shefi i policisë së Parisit, Laurent Nuñez tha të dielën se "do të ketë një perimetër sigurie kundër terrorizmit rreth stadiumit" dhe se kontrollet e sigurisë do të "forcohen".

Javën e kaluar, pas një ndeshje futbolli në Amsterdam, tifozët izraelitë u sulmuan nga një mori të rinjsh të nxitur me sa duket nga thirrjet në mediat sociale.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll