Sport

Vllaznia ngec në Rrogozhinë, por edhe një pikë e kënaq!

Nuk mund të niste më mirë ndeshja për Egnatian, që kaloi në epërsi me supergolin e Lushkjes, fill pas vërshëllimën e gjyqtarit për nisjen e takimit.

9 Nëntor 2024, 17:18 Nga DOSJA
Vllaznia ngec në Rrogozhinë, por edhe një pikë e kënaq!

RROGOZHINE - Egnatia dhe Vllaznia ndanë pikët në Rrogozhinë në ndeshjen hapëse të javës së 13-të të Superiores, e cila u mbyll në barazim 1-1. Edhe pse u shënua gol pa u mbushur minuta e parë, vendësit nuk ia dolën të merrnin fitoren e rrjedhimisht edhe vendin e parë, pasi u ndëshkuan në pjesën e dytë nga Dodaj, që gjithnjë e më shumë po shfaqet vendimtar për ekipin shkodran.

Nuk mund të niste më mirë ndeshja për Egnatian, që kaloi në epërsi me supergolin e Lushkjes, fill pas vërshëllimën e gjyqtarit për nisjen e takimit.

Fraksioni i parë ishte më i mirë për vendësit, por nuk u shënua tjetër gol nga të besuarit e Tetovës, me sfidën që mbeti e hapur. Në minutën e 56-të, në tentativën e parë drejt portës së Egnatias, Dodaj e dërgoi topin në rrjetë, duke përfituar nga rrëmuja pas një goditjeje këndore.

Asgjë nuk ndryshoi në minutat e mbetura, me Vllaznia që mbeti disi më e kënaqur nga fakti që barazoi në një fushë të vështirë përballë kampionëve në fuqi. Keqardhje në kampin e Egnatias për pamundësinë për të ruajtur një avantazh të ardhur që në minutën e parë. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll