Sport

Legjenda Rivaldo: “Vinicius duhet të harrojë “Topin e Artë”, por a e njohin vërtet futbollin të gjithë gazetarët që votojnë?”

Duke folur për Mundo Deportivo, Rivaldo kritikoi mënyrën se si del fituesi i “Topit të Artë”, ndërsa i kërkoi Vinicius që ta lërë këtë histori pas tij dhe të vazhdojë përpara.

9 Nëntor 2024, 16:00 Nga DOSJA

Legjenda Rivaldo: “Vinicius duhet të harrojë “Topin e

SPANJE - Rivaldo foli me Mundo Deportivo dhe argumentoi se Vinicius duhet të harrojë që nuk e mori “Topin e Artë” dhe të kthehet në atë që bën aq mirë te Reali.

Në të njëjtën kohë, legjenda e Barcelonës iu drejtua edhe sistemit të votimit të çmimit, duke pyetur se sa të kualifikuar janë të gjithë ata, që vendosin se kush do të jetë futbollisti më i mirë i vitit.

Vinicius duhet ta heqë nga mendja këtë histori të “Topit të Artë” dhe të fillojë të luajë përsëri mirë për Realin, i cili duhet të fitojë ndeshje, pas dy humbjeve radhazi.

Vinicius është i ri, ai ka moshën dhe mjetet për ta kthyer gjithçka. Një ditë ai do të fitojë “Topin e Artë”. Ai mund të jetë më i miri në botë një herë ose më shumë.

Por a e njohin vërtet futbollin të gjithë gazetarët votues? A janë të gjithë ata, absolutisht të gjithë, njerëz vërtet të kualifikuar?

Nuk mund ta nënvlerësoj Rodrin. Ai është një lojtar që më pëlqen. Ai ishte kandidati im i dytë. Dhe po, edhe pse mendoj se Vinicius e meritonte më shumë “Topin e Artë”, nuk mund t'i heq asnjë vlerë çmimit, sepse e admiroj shumë Rodri. Mënyra e tij e lojës dhe stili i tij më pëlqen."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll