Sport

Chelsea me "dhimbje koke" për Palmer përpara Arsenalit, "blutë" kryqëzojnë gishtat…

Pjesëmarrja e Cole Palmer për Chelsean, në derbin e madh të së dielës me Arsenalin, pritet të vendoset në minutën e fundit.

9 Nëntor 2024, 15:30 Nga DOSJA

Chelsea me "dhimbje koke" për Palmer përpara Arsenalit,

ANGLI - Nga programi i ndeshjes së 11-të të Premierligës bie në sy derbi i madh londinez, mes Chelseat dhe Arsenalit në Stamford Bridge. Si “blutë” dhe “topçinjtë” kanë nga 18 pikë, ndaj edhe rezultati i derbi të së dielës bëhet edhe më i rëndësishëm.

Ka shumë ankth në kampin e Chelsea për përfshirjen e Cole Palmer. Mesfushori anglez pati një problem në gju në ndeshjen e fundit kundër Manchester United, pas një ndërhyrje të vështirë nga Lisandro Martinez.

Sipas mediave angleze, pjesëmarrja e Palmer do të vendoset në minutën e fundit, pasi 21-vjeçari nuk është stërvitur fare me pjesën tjetër të skuadrës këtë javë.

Nga ana tjetër, Enzo Maresca në konferencën për shtyp të së premtes deklaroi se Palmer  është në një gjendje më të mirë dhe theksoi se do ta presin deri të shtunën për të parë nëse do të mund të jetë “i pranishëm” në derbin e madh me Arsenalin.

“Ai është duke u përmirësuar dhe kemi edhe dy ditë përgatitje. Shpresojmë ta kemi në një seancë stërvitore dhe më pas do të vendosim”,- tha trajneri italian i Chelseat.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll