Politike

Komisioni Hetimor në Shëndetësi, dëshmon Delina Ibrahimaj/ Deputetët e opozitës: Mos na lexoni shkresa që ju përgatisin të tjerët

Në mbledhjen e sotme ka dëshmuar edhe Delina Ibrahimaj sa i takon vendimarrjes në kohën që ka qenë drejtoreshë e tatimeve, teksa iu është përgjigjur edhe pyetjeve të deputetëve e opozitës.

8 Nëntor 2024, 19:16 Nga ZH.LL
Komisioni Hetimor në Shëndetësi, dëshmon Delina Ibrahimaj/
Delina Ibrahimaj

TIRANË- Mbledhja e Komisionit Hetimor të Koncesioneve në Shëndetësi këtë të premte ka vijuar me debate dhe tone të larta. Në mbledhjen e sotme ka dëshmuar edhe Delina Ibrahimaj sa i takon vendimarrjes në kohën që ka qenë drejtoreshë e tatimeve, teksa iu është përgjigjur edhe pyetjeve të deputetëve e opozitës.

Deputeti Petrit Vasili ka deklaruar se Ibrahimi nuk duhet që të lexojë shkresa që sipas tij i janë përgatitur nga persona të tjerë. ‘Mos më lexoni shkresa që ju kanë përgatirur të tjerët”, tha deputeti Petrit Vasili. Po, ashtu edhe deputetja Albana Vokshi u ndal tek deklarata e ministres duke thënë se kompani të palicensuara japin shërbim mjekësor, kjo sipas saj, është e rendë.

E pyetur nga deputeti Edmond Spaho se pse likujdimi i shërbimit që ka kryer koncesionari është bërë me 20% TVSH, Ibrahimaj tha se shërbimet shëndetësore janë pa TVSH kur i ofrohen pacientit ndërsa thekson se kur ka një koncensionar në mes atëherë konvesionari është subjekt i TVSH-së.

‘Duke gjykuar nga informacionet që kam pasur kur kam qenë drejtore e përgjithëshme e tatimeve, shërbimet shëndetësore janë pa tvsh kur i ofrohen pacientit, në momnetin që ka një koncensionar në mes atëherë konvesionari është subjekt i tvsh. Në koncept TVSH balancohet, pra TVSH që paguhet dhe që blihet, çdo subjekt bën një balancë të TVSH, pra ato para në koncept si paguhen merren edhe mbrapsht sepse tvsh nuk është e subjektit. Është një TVSH që nëse i është paguar subjektit dhe subjekti e ka derdhur sërish në buxhetin e shtetit. Ka një udhëzim të ministrisë së financave që shpjegon këtë', tha Ibrahimaj në fjalën e saj.

Ndërkohë, sot Partia Demokratike është kthyer në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë me kërkesën për të shtyrë sërish afatin dhe për të pyetur edhe njëherë dëshmitarët që janë marrë në pyetje nga PS gjatë kohës që mungoi opozita. 

Sondazh

Poll