Politike

“Nuk ka pyll pa derra”/ Korreshi: Qytetarët duan edhe mosbindjen civile, por edhe deputetët në Kuvend

Korreshi tha se Partia Demokratike kishte deklaruar se nuk do të bojkotonte Parlamentin, por situata u krijua për shkak të dënimeve pa ligj dhe pa rregullore, duke agravuar situatën.

8 Nëntor 2024, 18:25 Nga E. D
“Nuk ka pyll pa derra”/ Korreshi: Qytetarët duan edhe
Saimir Korreshi

TIRANË- Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, tha se rikthimi në Parlament i opozitës u duk si një mandat tjetër, pasi kishte kohë që mungonte, për shkak të një dënimi pa ligj. Korreshi në rubrikën “Opinion” në News24, tha se Partia Demokratike kishte deklaruar se nuk do të bojkotonte Parlamentin, por situata u krijua për shkak të dënimeve pa ligj dhe pa rregullore, duke agravuar situatën.

Gjithashtu ai tha se gjatë këtyre 40 ditëve opozita dhe PD ka qenë në një mosbindje civile për shkak se kjo ishte situata, duhej ky reagim. Sipas tij, opozita u rikthye në Kuvend për buxhetin, pasi qytetarët presin të dëgjojnë se çfarë po ndodh me fondet, si shpërndahen. 

“Qytetarët duan edhe mosbindjen civile, por duan edhe përfaqësimin e zërit të tyre në Kuvend. Te organet e reja të drejtësisë besoj se ka hetime sepse duhej të kishte arrestime më të forta. Shpresoj që në ditët në vijim të ketë arrestime të forta, por nuk duhet harruar ajo që prokurorët mund të jenë në presion nga Qeveria. Por prokurorët kanë marrë një mision që duhet ta çojnë deri në fund, por di të them se nuk ka pyll pa derra. Di që ai është marrv në pyetje dhe do të merret prapë në pyetje”, tha Korreshi.

saimir korreshi

Sondazh

Poll