Politike

VanHorn takon Naçon dhe Xhaferajn, diskutohet për sigurinë kombëtare dhe zbatimin e ligjit

Sipas postimit, një pikë tjetër në diskutimin e tyre ishte dhe siguria në Ballkanin Perëndimor.

8 Nëntor 2024, 16:33 Nga M.B
VanHorn takon Naçon dhe Xhaferajn, diskutohet për sigurinë
Foto nga takimi

TIRANA- Ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn, ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e Komisionit Parlamentar për Sigurinë Kombëtare Nasip Naço dhe nënkryetarin Ferdinand Xhaferaj. Me anë të rrjeteve sociale, Ambasada e SHBA-ve në Tiranë njofton se diskutimi i tyre u fokusua te përparësitë legjislative, bashkëpunimi Amerikë-Shqipëri në fusha me rëndësi kritike për sigurinë kombëtare, përfshirë gatishmërinë ushtarake dhe zbatimin e ligjit. Sipas postimit, një pikë tjetër në diskutimin e tyre ishte dhe siguria në Ballkanin Perëndimor.

Postimi:

E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua sot me kryetarin e Komisionit Parlamentar për Sigurinë Kombëtare Nasip Naço dhe nënkryetarin Ferdinand Xhaferaj. Diskutimi i tyre u fokusua te përparësitë legjislative, bashkëpunimi SHBA-Shqipëri në fusha me rëndësi kritike për sigurinë kombëtare, përfshirë gatishmërinë ushtarake dhe zbatimin e ligjit, si dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor.

nancy vanhorn

Sondazh

Poll