Politike

"Një shqetësim jetik i banorëve të Pajovës në Peqin për infrastrukturën rrugore!" Salianji nga burgu: Jeta në këtë vend është zhvlerësuar

Duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes për humbjen tragjike të djalit të tyre, Salianji ka shprehur gjithashtu solidaritet të plotë me kërkesat legjitime të komunitetit të banorëve.

8 Nëntor 2024, 16:11 Nga M.B
"Një shqetësim jetik i banorëve të Pajovës në
Ervin Salianji

FIER- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka bërë një reagim nga kabina telefonike e burgut të Fierit për një shqetësim jetik siç e quan ai problemin e ngritur lidhur me infrastrukturën rrugore nga banorët e Pajovës në Peqin. Salianji thotë se ka përcjellë përmes medias, protestën e banorëve të Pajovës pas ngjarjes tragjike të humbjes së jetës në rrugë nga një 8-vjeçar. Duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes për humbjen tragjike të djalit të tyre, Salianji ka shprehur gjithashtu solidaritet të plotë me kërkesat legjitime të komunitetit të banorëve.

Sipas tij, jeta në këtë vend është zhvlerësuar në të gjithë territorin e tij dhe dhjetra shqiptarë po humbin jetën në aksidente tragjike apo nga plumba që vërshojnë rrugëve nga përplasjet e krimit. Salianji kërkon reagimin e menjëhershëm të Policisë së Shtetit për vendosjen e tabelave, mbikalimeve dhe të gjithë infrastrukturës së nevojshme për të dhënë garanci për sigurinë e jetës së këtyre banorëve

POSTIMI:

Reagim nga kabina telefonike e burgut të Fierit për një shqetësim jetik të banorëve të Pajovës në Peqin!

Ervin Salianji ka përcjellë përmes medias, protestën e banorëve të Pajovës pas ngjarjes tragjike të humbjes së jetës në rrugë nga një 8 vjeçar! Duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes për humbjen tragjike të djalit të tyre, Salianji ka shprehur solidaritet të plotë me kërkesat legjitime të komunitetit të banorëve.

Sipas tij, jeta në këtë vend është zhvlerësuar në të gjithë territorin e tij dhe dhjetra shqiptarë po humbin jetën në aksidente tragjike apo nga plumba që vërshojnë rrugëve nga përplasjet e krimit.

Salianji kërkon reagimin e menjëhershëm të Policisë së Shtetit për vendosjen e tabelave, mbikalimeve dhe të gjithë infrastrukturës së nevojshme për të dhënë garanci për sigurinë e jetës së këtyre banorëve!

 

ervin salianji

Sondazh

Poll