Politike

Komision i Posaçëm Antikorrupsion, Xhafaj: Një reformë si ajo e drejtësisë kemi detyrë ta shtrijmë dhe tek ekzekutivi e legjislativi

Ai shtoi se janë fokusuar te mirëqeverisja, antikorrupsioni dhe çështje që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit.

8 Nëntor 2024, 18:24 Nga M.B
Komision i Posaçëm Antikorrupsion, Xhafaj: Një reformë si
Fatmir Xhafaj

TIRANA- Kryetari i Komisioninit të Posaçëm Antikorrupsion, Fatmir Xhafaj ka thënë sot se sistemi i drejtësisë është reformuar dhe duan që pjesët e tjera që kanë lidhje me strukturat parlamentare dhe ekzekutive të sillen në të njëjtin nivel dhe standarde.

Në një intervistë për Report Tv, Xhafaj tha se reformën në drejtësi e kanë për detyrë ta shtrijnë në dy pushtetet e tjera. Ai shtoi se janë fokusuar te mirëqeverisja, antikorrupsioni dhe çështje që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit.

“Ne sot kemi reformuar sistemin e drejtësisë duam që pjesët e tjera që kanë lidhje me strukturat parlamentare dhe ekzekutive të sillen në të njëjtin nivel dhe standarde me atë të drejtësisë. Reformën në drejtësi kemi detyrë ta shtrijmë në dy pushtetet e tjera tek ekzekutivi dhe egjislaivi. Jemi fokusuar te mirëqeverisja, antikorrupsioni dhe çështje që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit", tha Xhafaj.

fatmir xhafaj

Sondazh

Poll