Politike

"Interesim i jashtëzakonshëm në BE për paktin me Shqipërinë!" Meloni në Hungari: Mora solidaritet nga partnerët në Bruksel, habi për vendimin e gjyqësorit

Ajo shton se ka kuriozitet edhe përsa u përket shteteve të sigurta.

8 Nëntor 2024, 19:00 Nga M.B

 

"Interesim i jashtëzakonshëm në BE për paktin me
Giorgia Meloni

HUNGARI- Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, thotë se dërgimi i azilkërkuesve drejt Shqipërisë do të vijojë më tej. Nga Hungariu ku u mbajt takimi i Komitetit Politik Europian, Meloni tha se në Bruksel kanë shprehur habi për qëndrimin e gjyqësorit për të kundërshtuar listën e shteteve të sigurta. Ajo shton se ka kuriozitet edhe përsa u përket shteteve të sigurta.

“Protokolli mes Italisë dhe Shqipërisë ishte në qendër të diskutimeve në mbledhjen e komunitetit politik evropian këtu në Budapest. Vijon që të ketë një interes të jashtëzakonshëm, një vëmendje që unë e konsideroj absolutisht pozitive. Pati po ashtu një kuriozitet përsa u përket shteteve të sigurta”, u shpreh Meloni për mediat.

Po ashtu Meloni ngriti shqetësimin se ajo që ndodh në Itali me emigracionin e paligjshëm ndodh edhe në shtete të tjera, teksa shprehu habinë sesi një shtet nuk mund të vendosë vetë për vendet e sigurta ose jo.

“Ajo që ndodh në Itali me emigracionin e paligjshëm prek edhe shtetet e tjera. Kishte shqetësim për faktin sesi mundet që qeveritë nuk lejohen që të vendosin vetë se kush konsiderohet një shtet i sigurtë, duke e rrezikuar realisht këtë koncept. Kjo kompromenton çdo përpjekje për të luftuar emigracionin e paligjshëm. Për këtë pata solidaritetin e tyre”, tha Meloni.

giorgia meloni

Sondazh

Poll