Politike

Komisioni i Ligjeve/ Bardhi akuza Prokurorit të Përgjithshëm: S’kemi marrë asnjë përgjigje për individët me rekorde kriminale! Olsian Çela s’ka kapur as standardin e Arta Markut

Bardhi shtoi se Çela nuk ka kapur dot as standardin e Arta Markut që kur ka ardhur në detyrë. Edhe deputeti Oerd Bylykbashi theksoi se është heshtje e qëllimshme ndërsa tha se po shtohen rastet e ushtarëve dhe se ata me dënime caktojnë kush janë deputetët.

8 Nëntor 2024, 14:19 Nga N.F
Komisioni i Ligjeve/ Bardhi akuza Prokurorit të Përgjithshëm:
Bardhi

TIRANË- Mbledhja e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut ka vijuar me debate të forta dhe akuza. Një nga çështjet që ngjalli debate ishte edhe ajo e Prokurorisë së Përgjithshme ndërsa opozita fillimisht kërkoi llogari pse Prokurori i përgjithshëm nuk ishte prezent të mbronte buxhetin e tij. Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi akuzoi kreun e akuzës Olsian Çela se nuk iu ka kthyer asnjë përgjigje kërkesave të PD që kur ka nisur detyrën. 

Bardhi shtoi se Çela nuk ka kapur dot as standardin e Arta Markut që kur ka ardhur në detyrë. Edhe deputeti Oerd Bylykbashi theksoi se është heshtje e qëllimshme ndërsa tha se po shtohen rastet e ushtarëve dhe se ata me dënime caktojnë kush janë deputetët. Përfaqësuesi i Prokurorisë u përgjigj se Sektori i Dekriminalizimit kishte shumë ngarkesë dhe se vërejtjet e transmetuara në Komision do ia përcillte kreut të PP.

Pjesë nga diskutimet:

Bardhi: Grupi parlamentar i PD ka paraqitur disa kërkesa për verifikim në Prokurorinë e Përgjithshme për të pastruar jetën publike nga individë me rekorde kriminale. Nuk ka ndodhur kurrë që në 4-5 vite nuk kemi marrë asnjë përgjigje nga Prokuroria e Përgjithshme. Kemi kërkuar verifikim për Mark Babanin, i mbaroi detyra, ku sektori që është gjallë apo t’i themi rahmet pastë, nuk ka sjellë gjë. Kemi çuar për gjyqtarë e prokurorë dhe ne nuk kemi marrë përgjigje. Kjo është heqje dorë me vetëdije nga Prokurori i Përgjithshëm.

Ka afate, meqë qenka i zënë me këto aktivitete e huaja. Janë shkelur të gjitha afatet. Iku mandati, ka shkuar në shpi burri huaj, ndoshta partia e verifikoi para Prokurorisë së Përgjithshme dhe zyrtarisht nuk kemi përgjigje. Çfarë pune bën ky sektori i dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme. Kur do kemi përgjigje, e keni funksion kushtetues dhe Kuvendi ju jep lekë të përmbushni funksionin.

Pse keni hequr dorë nga detyrimi kushtetues? Nuk kemi përgjigje nga Prokuroria e Përgjithshme që kur ka ardhur Olsian Çela, nuk ka kapur as standardin e Arta Markut! Sa ç’është në atë detyrë nuk ka sjellë asnjë përgjigje për çfarë i merrni lekët. Hajdeni këtu, na thoni jemi të paaftë dhe na e merrni këtë funksion.

BylykbashiËshtë heshtje e qëllimshme. Po na shtohen rastet e ushtarëve, ata me dënime caktojnë kush janë deputetët. Të heshtet deri në vrasje nuk është harresë dhe prokurori i Përgjithshëm është përgjegjës.

Përfaqësuesi i Prokurorisë: Sektori i dekriminalizimit është me ngarkesë jo të vogël, për të bërë një verifikim të një subjekti duhen adresuar në disa institucione. Është cikël i mbyllur. Drejtori i koordinimit në PP është ai që bën shpërndarjen dhe jep përgjigjet e verifikimit të subjekteve. I mbajta shënim, do ta bëj problem dhe do njoftoj Prokurorin e Përgjithshëm dhe do tu kthej një përgjigje.

bardhi komisoni i ligjeve olsian cela

Sondazh

Poll