Politike

"Donin të shpërbënin Shqipërinë pa i bezdisur askush", Kalaja para bashkisë: Fitorja e Trump tregoi se duhet të qëndrosh pa u tërhequr në të drejtën që ke! Këtë po bëjmë që nga 19 maji

Gjatë fjalës së saj Kalaja është shprehur se ata për javë të tëra po bëjnë detyrën e tyre ndaj Shqipërisë. Ajo theksoi se kryebashkiaku, Erjon Veliaj dhe kreyministri, Edi Rama duan të shpërbëjnë Shqipërinë pa i bezdisur askush.

8 Nëntor 2024, 12:05 Nga N.F
"Donin të shpërbënin Shqipërinë pa i bezdisur
Protesta

TIRANË- Avokatja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, Adriana Kalaja ka marrë pjesë ditën e sotme në protestën e radhës para bashkisë së Tiranës. Gjatë fjalës së saj Kalaja është shprehur se ata për javë të tëra po bëjnë detyrën e tyre ndaj Shqipërisë. Ajo theksoi se kryebashkiaku, Erjon Veliaj dhe kreyministri, Edi Rama duan të shpërbëjnë Shqipërinë pa i bezdisur askush.

Kalaja shtoi se fitorja e Donald Trump u tregoi se qëndruar pa u tërhequr në të drejtat dhe se duhet të përballen me krimin e të besosh në fitore që ta meritosh. Ajo theksoi se këtë po bëjnë edhe ata që nga 19 maji. Kalaja më tej tha se ata kanë dëshirën dhe forcën për ta bërë realitet rrëzimin e qeverisë që po drejton Shqipërinë.

"Sot vijmë sërish këtu për javë të tjera dhe nuk bëjmë asgjë më shumë se detyrën tonë ndaj Tiranës, ndaj Shqipërisë, ndaj familjeve tona. Që ky bastard (Veliaj) dhe ai bastard që drejton Shqipërinë (Rama), donin ta shpërbënin. Donin të shpërbënin familjen, të shpërbënin Tiranën dhe Shqipërinë, pasi donin të drejtonin të qetë, pa i bezdisur askush.

Çfarë tregoi fitorja e Trump, se duhet të qëndrosh pa u tërhequr në të drejtën që ke. Se duhet të përballesh me mafien dhe krimin, se duhet ta besosh fitoren, që ta meritosh atë. Edhe ne këtë po bëjmë çdo ditë, që nga 19 maji kur këta bastardë shpallën “non grata” një burrë shteti si Sali Berisha. Shpallën “non grata” një burrë shteti që na anëtarësoi në NATO, një burrë shteti që hoqi vizat, një burrë shteti që ka parësore familjen, atdheun, kombin.

Kjo ishte ideologjia e Sorrosit dhe sot nuk fitoi vetëm Donald Trump, por fituam ne kundër anti vlerave. Këtë regjim bastardësh, mafiozësh, nuk e rrëzon Donald Trump, por duhet ta rrëzojmë ne. Dhe ne e kemi dëshirën dhe forcën për ta bërë realitet rrëzimin e kësaj qelbësire që po drejton Shqipërinë,” tha ajo.

protesta para bashkise se tiranes kalaja

Sondazh

Poll